Paris, shkrumbohet nga flakët katedralja e famshme Notre-Dame

Bora Basholli

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme katedralen e famshme të Notre-Dame në Paris.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë tymin e dendur që del nga çatia e katedrales, i dukshëm në pjesën më të madhe të Parisit.

Sipas informacioneve të para besohet që zjarri ka rënë në pjesën ku po bëhen restaurimet e objektit.

Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit të këtij zjarri, por zyrtarët thonë se kjo mund të lidhet me punën e rinovimit.

Vitin e kaluar, Kisha Katolike në Francë lançoi thirrjen urgjente për mbledhje fondesh për të shpëtuar katedralen, e cila po fillonte të shkërmoqej.

Sipas mediave ndërkombëtare rreth 400 zjarrfikës janë mobilizuar për të vënë nën kontroll flakët. Megjithëse tonelata ujë po hidhen drejt katedrales zjarri nuk është shuar.

Katedralja e famshme e Parisit filloi të ndërtohej në vitin 1163 gjatë mbretërimit të Luigjit VII. Ndërtimi përfundoi në vitin 1345.

Çdo vit, katedralja ishte vizituar nga mesatarisht 13 milionë njerëz, apo më shumë se 30.000 vizitorë në ditë, dhe besohet se është vendi më i vizituar në Francë.

b.b/dita

Share This Article
4 Comments
  • Pamje te temerrshme. Nje nga mrekullite e botes e ndertuar 800 vjet me pare…
    Hygoi nuk do mundej dot ta pershkruante kete tragjedi.
    Me ndihmen e Zotit, demet qofshin sa me te vogla.

  • Sipas lajmeve të fundit thuhet se nuk ka shpresë për ta shpëtuar.
    Vërtet një fatkeqësi për një mrekulli të dorës së njeriut.

  • E kuptoni more shoke se sa pas bote jeni ju bashke me bejtexhiun!!! Ne nje kohe kur te gjithe botes i vjen keq per djegien e nje simboli historik me permasa boterore shume nga keta qe hiqen “qytetare” moren pjese aktive ne shkaterrimin e kishave e xhamijave qindravjecare shqiptare duke i vene kazmen e duke plackitur e djegur cdo gje me vlere . Ja perse nuk beheni njerez juve more shokeni!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *