Zjarr në katin e katërt të një pallati

Dita

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në fshatin Libonik të Korçës. Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 09:10, në katin e katërt të një pallati.

Burime paraprake bëjnë me dije se si pasojë e zjarrit është asfiksuar një 50 – vjeçar me iniciale F.T, i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Korçës, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ai mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *