Kati i pestë i një pallati në Pogradec ka marrë flakë, duke shkaktuar panik tek banorët e tij.
Zjarri ka rënë në katin e fundit, teksa çatia është përfshirë e gjitha nga flakët.
Ndërkohë, tymi ka lënë të bllokuar për shumë minuta banorët, që pas panikut janë evakuuar nga forcat zjarrfikëse.
Situata ka qenë e rënduar, sepse pallati ndodhej në qendër të qytetit dhe forcat zjarrfikëse apo të Policisë e kanë pasur të pamundur të ndërhyjnë me shpejtësi për shkak edhe të trafikut të dendur në atë orë, që mund të thuhet se ka pasur shumë lëvizje.
Njësia zjarrfikëse ka bërë të mundur mbajtjen nën kontroll të flakëve, ndërsa policia evakuoi banorët e katit të pestë, për të shmangur çdo tragjedi të mundshme.
Situata është vendosur nën kontroll, dhe mësohet se shkak mund të ketë qenë një nga oxhaqet e apartamenteve të pallatit, që nuk është pastruar më parë.
Mësohet se një zjarrfikës është lënduar lehtë pasi ka rënë një tullë nga pallati.
Ndërkohë dhe një grua është dërguar në spital në gjëndje të fikëti.
j.l./ dita
