Flakët e zjarrit kanë përfshirë zonën e njohur si “Ofiçinë” në kodrat e Patosit.
Informacionet paraprake bëjnë me dije se zjarri ka rënë në një sipërfaqe me shkurre, shumë pranë puseve të naftës dhe disa shtëpive.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Fierit, Patosit si dhe avarishpëtimit.
Është mundësuar lokalizimi i flakëve, por të favorizuara edhe nga era rrezikohet sërish riaktivizimi i vatrës së zjarrit.
o.j/dita

Puset e naftes jane per HAJDUTET,qe i shfrytezojne dhe “dalin me humbje”,Perderisa nuk jane per banoret qe vuajne pasojat,flaka i rente dhe i percellofte!