2000 mijë persona janë evakuuar nga zyrat e tyre në zonën e Holborn në qendër të Londrës, ku një zjarr i madh ka përfshirë disa ndërtesa.
Në vendin, që është zemra e komunitetit financiar të qytetit, kanë shkuar mjetet e shpëtimit.
Sipas mediave britanike mes ndërtesave të evakuuara është edhe “London School of Economics”.
Zjarrfikësit e Londrës pohojnë se deri më tani nuk ka asnjë viktimë, apo të lënduar.
Sipas hetimeve të para flakët janë shkaktuar në bodrumin e një shtëpie pas një defekti në sistemin elektrik. /DITA





