Zjarr në një banese në Tiranë

redaktor

Një apartament në katin e katërt të një pallati në Tiranë është përfshire nga flaket, gjatë paradites së sotme. Zjarri, qe fatmirësisht nuk ka pasur pasoja në jetë njerëzish, por vetëm dëme materiale, ka ardhur si shkak i pakujdesisë me bombulën e gazit. Ngjarja ka ndodhur pranë lulishtes “1 Maji”, ndërsa banesa mësohet të jetë pronë e Arben Kasimllarit. Forcat e zjarrfikësve, kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur të neutralizojnë zjarrin, duke shmangur në maksimum dëmet. Rasti i sotëm vjen pas atij të një dite më parë, ku në zonën e Komunës së Parisit, një tjetër banesë, u përfshi nga flaket, po si pasojë e përdorimit të bombulave të gazit jashtë çdo lloj parametri teknik.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *