Janë të paktën 220 viktima të konfirmuara deri tani nga një zjarr që ka përfshirë një disko në Brazil. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në Santa Maria, në një diskotekë që frekuentohej kryesisht nga adoleshentët. Numri i viktimave konfirmohet nga skuadra e zjarrfikëseve, të cilët theksojnë se bilanci i viktimave pritet të rritet në orët në vazhdim. Zjarri ka rënë rreth orës 02:00 të mëngjesit dhe forcat e zjarrfikëseve kanë arritur ta shuajnë vetëm pas tre orësh. Ata vijnë të nxjerrin nga rrënojat trupat e pajetë të të rinjve. Dëshmitarët thanë se në momentin e rënies së zjarrit, njerëzit u përfshinë nga paniku dhe vrapuan drejt daljes, duke shkelur njëri-tjetrin.