Një hotel në autostradën Tiranë-Durrës është përfshirë nga flakët.
Zjarri kishte rënë në një nga dhomat e hotelit, por për fat të mirë është neutralizuar në kohë, falë ndërhyrjes së shërbimit të zjarrfikëses.
Raportohen vetëm dëme materiale, por pa pasoja në njerëz. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.
