Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme magazinën e një mobilierie në Vlorë. Ngjarja ndodhi në lagjen “11 janari”.
Zjarrfikëset dhe forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për shuarjen e flakëve.
Pas ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikëseve u bë e mundur shuarja e zjarrit dhe gjithçka u vendos nën kontroll.
Nuk ka lëndime në njerëz, vetëm dëme materiale. Zona ku u dogj magazina është zonë me banesa të shumta, por nuk ka rrezik për to.
Ndërtesa e djegur është një nga magazinat e ish-rezervave të shtetit.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen procedurat e nevojshme.
o.j/dita
