Zjarr në një pallat në Paris, 3 të vdekur dhe 28 të lënduar

Leda Hysa

 

Tre persona kanë humbur jetën dhe 28 kanë mbetur të plagosur si pasojë e një zjarri në një ndërtesë në Paris.

Siç shkruajnë mediat, zjarri ka rënë në orët e para të mëngjesit në një ndërtesë 6-katëshe në Paris, ku të plagosurit kanë marrë lëndime nga thithja e tymit, ku një prej tyre është në gjendje të rëndë.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por mendohet se mund të ketë ardhur nga restoranti në katin e parë të ndërtesës. Rreth 200 zjarrfikës janë vënë në dispozicion për fikjen e flakëve, ku situata është në kontroll.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *