Zjarr në një pallat në zonën e ish-bllokut, evakuohen banorët

J L

Ditën e sotme, një zjarr ka rënë në zonën e ish-bllokut, tek një pallat ku ndodhen edhe biznese.

Nga të dhënat e para bëhet fjalë për disa mbeturina dhe postera reklamash, të cilat kanë marrë flakë. Ndërkohë për të përjashtuar çdo rrezik është kryer edhe evakuimi i banorëve.

Në vendin e ngjarjes mbërritën zjarrfikëset, policia dhe ambulanca.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Nuk dihet ende mënyra si ra zjarri, ndërsa po punohet për zbardhur ngjarjen.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *