Një zjarr në ashensorin e një pallati 12-katësh ka alarmuar banorët e Vlorës, në zonën e Skelës, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Sipas informacioneve , banorët në panik kanë tentuar të dalin nga banesat, por ata që banonin në katet e larta e kanë pasur të pamundur të dalin për shkak të tymit që kishte mbushur edhe shkallët.
Zjarrfikëset janë njoftuar menjëherë sapo ka rënë zjarri, por sipas banorëve zjarrfikësja ka vonuar më shumë se 30 minuta, edhe pse distanca mes pallatit ku ka ndodhur zjarri dhe pikës së qëndrimit të mjeteve zjarrfikëse është vetëm 4-5 minuta larg.
Policia po punon për shkaqet e rënies së zjarrit.
