Zjarr në një servis në Pogradec, digjen 6 makina. Dyshimet e para

J L

Gjashtë automjete janë djegur në Pogradec, pasi një servis u përfshi nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, në fshatin Leshnicë.

Burime nga policia bëjnë me dije se flakët përfshinë rrethimin e jashtëm të servisit në pronësi të Geri Pengu. Për pasojë janë djegur 6 automjetet që jepeshin me qira.

Dëmi nga zjarrvënia përllogaritet deri në 60 mijë euro.

Burime bëjnë të ditur se nga kamerat janë parë persona të afrohen, dhe të kenë hedhur benzinë mbi mjetet duke u venë zjarrin. Policia dyshon se zjarri mund të jetë vënë nga dy persona.

Pronari nuk është emër i panjohur për uniformat blu. Ai rezulton të jetë i përfshirë në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Po ashtu në vitin 2008 ai është arrestuar për aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjeçari. Ndërsa në vitin 2014 Pengu është proceduar për një aksident me plagosje.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 25.03.2022, rreth orës 04:00, jemi njoftuar se në fshatin Leshnicë, Pogradec, në rrethimin e jashtëm të servisit në pronësi të shtetasit G. P., ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur 6 automjete të cilat jepeshin me qira. Dëme në njerëz nuk ka, por vetëm dëme materiale.

Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *