Zjarr në Parkun Kombëtar të Lurës

Mila Hysotoci

Një sipërfaqe pyjore është përfshirë nga flakët në Parkun Kombëtar të Lurës. Flakët e zjarrit duket se kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjore.

Banorët thonë se po mundohen të shuajnë flakët me mjete rrethanorë, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e ushtrisë, pasi terreni malor vështirëson fikjen e zjarrit për ta.

Në një lidhje telefonikë për News24, administratori i zonës, Hasan Hoti u shpreh se po përgatiten ushtarë nga Burreli për t’i ardhur në ndihmë banorëve në shuarjen e flakëve. Deri më tani sipas tij janë djegur rreth 5 ha me pyje.

M.H/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *