Zjarr në pyjet e Patosit, terreni i vështirë pengon zjarrfikësit

Ornela

Pylli i Drenies në vendin e quajtur Lofkend është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Drejt vendngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse të Patosit.

Përmasat e zjarrit janë të mëdha dhe ai po vazhdon të përhapet me shpejtësi.

Nga ana tjetër terreni i thyer e bën thuajse të pamundur ndërhyrjen me mjetet e forcave zjarrfikëse.

Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit në këtë zonë pyjore.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *