Pyjet komunale të fshatit Shtane në Malzi të Kukësit janë përfshirë brenda harkut kohor të dhjetë ditëve nga flakët.
Zjarri ka përfshirë rreth orës një pas mesnate 2 hektarë pyje, ku janë dëmtuar dhe linjat e tensionit të lartë, të cilat transmetojnë energjinë e prodhuar nga HEC-et e Grykë Vanave dhe Bushtricës, për në Fierzë.
Në terren ndodhen shërbimet e OST-së, zjarrfikëset e Bashkisë Kukës, drejtoria e Pyjeve, Emergjencat Civile dhe banorët e zonës, që po ndihmojnë në shuarjen e zjarrit.
Emergjencat Civile dhe drejtoria e Pyjeve i bënë apel banorëve që të jenë të kujdesshëm në përdorimin e pyjeve dhe të mos shkaktojnë vatra zjarri.
Po në këtë zonë, rreth 1 km më lart janë djegur 3 hektarë pyje me gështenja.

s.a/dita
