Një zjarr ka përfshirë në flakë qendrën shëndetësore në Laprakë paraditen e sotme.
Zjarri ka rënë në pjesën e jashtme të godinës e cila është inauguruar pak kohë më parë.
Shkak për zjarrin dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike në matësin e energjisë elektrike.
Mësohet se flakët janë shuar dhe nuk raportohet për persona të lënduar përveç panikut që ka shkaktuar te personeli mjekësor dhe pacientët të cilët kanë lënë godinën për pak momente.
