Një zjarr i papritur ka shpërthyer tek sheshi i parkimit të mjeteve nga hyrja e dytë e bashkisë, në qytetin e Sarandës.
Menjëherë ka shkuar në vendngjarje sherbimi zjarrfikës, i cili bëri të mundur shuarjen e zjarrit pa u shkaktuar asnjë dëm material apo rrezikshmëri të mjeteve të ndodhura të parkuara tek sheshi.
Sipas përgjegjësit të Sektorit të Sherbimit të Mbrojtjes nga Zjarri, të Sarandës, Nasibi Hasanllari, shkak i zjarrit dyshohet të ketë qënë një shkëndijë elektrike.
c.r / dita
