Zjarr në Shëngjin, evakuohen banorët e lagjes së portit

Elton Tafaruci

Situatë alarmante nga zjarri në malin e Rrencit në Shëngjin.

Flakët e rëna gjatë ditës së djeshme janë përhapur me shpejtësi të favorizuara nga era si dhe pamundësia për të ndërhyrë për shkak të terrenit malor.

Zjarri i është afruar banesave dhe qytetit, duke krijuar panik në radhët e banorëve dhe pushuesve.

Me dhjetra banorë u evakuuan, ndërsa një pjesë e pushuesve u larguan nga frika.

Shumë qytetarë e kaluan natën jashtë.

Mëngjesin e sotëm mësohet se ka mbërritur një helikopter që po asiston nga ajri për lokalizimin e vatrave të zjarrit dhe shuarjen e tyre.

Në vendngjarje ndodhen dhe shërbimi zjarrëfikës dhe policia.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *