Zjarr në Shëngjin, Prefekti: Kemi përkeqësim të situatës

Bora Basholli

Prefekti i qarkut të Lezhës, Gjok Jaku flet për një situatë të agravuar të zjarreve në malin e Shëngjinit. Në një intervistë për Oranews perfekti nënvizon faktin se era e fortë e bën zjarrin të përparojë.

Ka dy orë që ka agravim të situatës. Era e fortë ka bërë që zjarri të përparojë sipër kurorës së Shëngjinit afër varrezave publike. Në një zonë flakët i janë afruar banesave dhe kemi kërkuar evakuimin e tyre. Ndërkohë që ka forca zjarrfikëse për të ndaluar flakët të përparojnë drejt banesave. Është e pamundur ndërhyrja në terren pasi është i thyer. Është i pamundur afrimi tek vatrat e zjarrit për shkak të terrenit të thyer” tha Jaku.

Prej orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, zjarret vijojnë të jenë aktive në malin e Shëngjinit edhe mesditën e sotme (23 gusht).

Zjarrfikësit janë vendosur pranë zonës së banuar pasi ndërhyrja në mal është e pamundur për shkak të terrenit malor.

Është e pamundur afrimi tek vatra e zjarrit pasi terreni është i thyer. Duke iu përgjigjur shqetësimit të kreut të shtetit, Jaku tha se nuk mungon bashkëpunimi por terreni është i vështirë. Që në orën 22:00 janë në teren të gjithë llojet e shërbimeve, ai pyjor, ushtria po terreni është shumë i vështirë dhe nuk na lejon të lokalizojmë flakët. Erërat e forta e kanë shtirë shumë perimetrin e zjarrit” u shpreh Jaku.

 

 

b.b/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *