Bie zjarr në një shkollë 9-vjeçare në Gjirokastër. Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se si pasojë e ngarkesës së madhe në rrjet kanë marrë flakë kutia e siguresave dhe automati në shkollën 9-vjeçare “Naim Frashëri”.
Për ngjarjen ka ndërhyrë personeli dhe një patrullë policie që ishte në zonë, ndërsa më pas kanë mbërritur zjarrfikësit për të ndaluar përhapjen e zjarrit.
Janë evakuuar të gjithë nxënësit e shkollës dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar
