Një zjarr masiv ka përfshirë një ndërtesë në Dubai pranë grataçelës më të lartë në botë në zonën e njohur me emrin Bujr Khalifa.
Zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Shkaku i zjarrit është ende i paqartë.
Zjarri shpërtheu gjatë përgatitjeve për festimet për Vitin e Ri.
Banorët janë evakuuar nga ndertesa, por nuk dihet akoma nëse ka viktima apo jo.
