Zjarr pranë termocentralit të Çernobilit, Ukraina ngre alarmin

J L

Zjarre të shumta janë shfaqur pranë termocentralit bërthamor të Çernobilit, sipas parlamentit ukrainas.

Ukraina thotë se ato ka të ngjarë të jenë shkaktuar nga granatimet e artilerisë ose zjarrvëniet në një zonë të kontrolluar nga forcat ruse.

Kjo po ngre shqetësime se tymi i rrezatimit mund të përhapet. Kështu deklaroi Shërbimi Shtetëror i Komunikimeve Speciale të Ukrainës.

Çernobili ka qenë në duart e Rusisë që nga ditët e para të pushtimit të Ukrainës, me raporte që vinin nga stafi ukrainas në termocentral.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Si ka mundesi qe ekziston akoma nje rrangalle atomike e ndertuar ne kohen e pordhes te ish BRSS, shperthyer ne 1986 dhe nuk e kane zmontuar, duke rrezikuar ne cdo minute jeten e qytetareve evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *