Një zjarr ka rënë paraditen e sotme në një apartament në rrugën “Ali Demi”, në kryeqytet. Forcat e zjarrfikëseve kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë evakuuar banorët, ndërsa më pas kanë vënë flakët nën kontroll.
Mësohet se nga zjarri i rënë në katin e tretë të një pallati është asfiksuar lehtë një fëmijë 7-vjeçar.
