Tre automjete janë djegur sot në orët e para të mëngjesit, në fshatin Gjashtë të Sarandës.
Të tre automjetet janë shkrumbuar plotësisht. Fillimisht është djegur një makinë, më pas flakët e zjarrit janë përhapur duke djegur edhe dy të tjera.
Makinat kanë qenë të parkuara jashtë servisit në pronësi të personit me iniciale K.B.
Burimet policore bëjnë më dije se zjarri mund të jetë shkaktuar për shkaqe elektrike në njërin mjet dhe më pas flakët e zjarrit janë përhapur edhe në dy mjetet e tjera.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit/ dita.
