Zjarret/ Çako: 99% të qëllimshëm, përgjegjësi e bashkive

Bora Basholli

Vatrat e zjarrit janë shtuar ditët e fundit në disa qytete të vendit. Tirana, Kruja, Lezha, Elbasani, por edhe zona të tjera jane përfshirë nga flakët.

Haki Çako, drejtori i Emergjencave Civile për Report Tv është shprehur lidhur me situatën në vend. Ai thotë se 99% e zjarreve janë të qëllimshëm, ndërsa shtoi se përgjegjësia është e bashkive për të sensibilizuar dhe parandaluar.

Në 99% të rasteve zjarret janë të qëllimshëm. Jemi në kontakt me Emergjencat Civile dhe bashkitë që kanë në administrim pyjet. U bëj thirrje institucioneve që të sensibilizojnë njerëzit dhe ti parandalojnë në kohë, pasi pasojat ekonomike janë të konsiderueshme.

“Janë të gjitha iniciativa që nuk vijnë nga faktorë natyrorë, por qëllimshëm. Ne jemi në gatishmëri për të sjellë në kohë reale informacionin për të ndërhyrë.

Përgjegjësia është e bashkive, që duhet të jenë më të ndërgjegjshme dhe koshiente për të ndërgjegjësuar banorët.  Policia duhet të vendosë autorët para drejtësisë

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • More Cako e shtet, je ne terezi se cfare po flet? Nese jane 99% te qellimshme, ky eshte nje krim monstruoz dhe penal, ku eshte Policia e shtetit ne zbulimin dhe parandalimin e ketij krimi qe demton nje pasuri te pacmuar kombetare? Si keni guximin te shfajesoheni duke thene qe eshte pergjegjesi e bashkive te sensibilizojne njerezit per te mos vene zjarre?! Jeni ne vete?! Kerkoni nga Bashkite te sensibilizojne kriminele e terroriste te mos kryejne krimet qe kane mireplanifikuar?! Ne cilin vend te botes sensibilizohen kriminelet?! Ne shtetet normale kriminelet kapen dhe parandalohen krimet! Si dhe denohen ne ate menyre qe mos tu shkoje me ne mendje tu futen perseri krimeve qe kane bere!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *