Kryeministri grek, Aleksis Cipras ka premtuar sot 500 milionë euro për riorganizmin e shërbimeve kombëtare për menaxhimin e katastrofave në Athinë.
“Prioriteti ynë i momentit është hetimi objektiv i shkaqeve që çuan në këtë tragjedi dhe marrja e të gjitha masave të nevojshme që të mos përsëritet një fatkeqësi e tillë”, është shprehur ai gjatë një fjalimi televiziv për të njoftuar investimin e mbështetur nga fondet e ndihmës europiane.
Bilanci i zjarreve në Greqi është rritur në 93 të vdekur, pas vdekjes së një 78-vjeçareje në spital dhe të një 83-vjeçari një ditë më parë.
Nga këto 93 të vdekur numërohen 45 gra, 35 burra, 11 fëmijë dhe dy persona ende të paidentifikuar.
s.a/dita
