Zjarret në Athinë, Meta mesazh homologut grek: Jemi krah jush

Leda Hysa

Greqia është përfshirë prej ditës së djeshme nga një mori zjarresh të cilat kanë arritur deri në qytet duke u marr jetën 50 personave.

Lidhu me këtë tragjedi, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ka dërguar një letër homologut grek Prokopis Pavlopulos.

Meta shpreh ngushëllime për viktimat nga zjarret e fuqishme që kanë prekur Athinën, ndërsa ka theksuar edhe një herë mbështetjen e popullit shqiptar për popullin grek në këto momente të vështira.

Letra

Zoti President,

Me ankth e shqetësim të madh po ndjek përhapjen dhe dëmet që po shkaktojnë zjarret e furishme që kanë rënë përqark Athinës.

Jam shumë i tronditur nga viktimat në njerëz dhe i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre. Të lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë.

Lutem që të mos ketë viktima të tjera në njerëz dhe që zjarret e egra të vihen shpejt nën kontroll nga autoritetet zjarrfikëse greke.

Ju siguroj se, në këto momente të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi krah jush dhe qytetarëve të Athinës e të gjithë Greqisë.

l.h/dita

Share This Article
1 Comment
  • Po dergoni ndonje zjarrfikese a ndonje kove uje, mos e le vetem me mesazh. Zjarre te ngjashme ka dhe ne Suedi, por i kane vajtur ne ndihme vendet fqinje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *