Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka dërguar sot një letër homologut grek Nikos Voutsis, duke i shprehur këtij të fundit ngushëllimet e tij për tragjedinë e ndodhur në Greqi.
“Kurajo popullit mik dhe fqinj grek. Urojmë ta kaloni sa më shpejt këtë situatë të rëndë. Të gjithë shqiptarët janë pranë popullit grek në këto çaste të rënda. Dhimbje, solidaritet dhe dashuri për familjet greke”, shkruan Ruçi.
Zjarri i rënë në Atikë dhe Athinë përgjatë dy ditëve të fundit u ka marrë jetën 60 personave, si dhe ka plagosur mbi 556 të tjerë.
s.a/dita

Shqiptaret jane prane popullit grek?? Shqiptaret jane midis popullit grek me gati gjysem milioni njerez.