Flakët që po përhapen me shpejtësi në rajonin e njohur për prodhimin e verës në Kaliforni, i kanë marrë jetën të paktën 15 personave, dhe kanë shkatërruar më shumë se 2000 struktura.
Autoritetet vlerësojnë se 17 vatra zjarri, kanë djegur mbi 115 mijë hektarë përgjatë 8 konteve.
Të paktën 100 janë të plagosurit dhe autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave pritet të rritet. Gjendja e emergjencës u shpall në zonat veriore dhe mbi 20 mijë vetë u detyruan të evakuohen nga kontetë e Napas, Sonomas dhe Jubas, si pasojë e zjarreve më të rënda që ka përjetuar ndonjëherë shteti.
Një situatë e tillë është më e zakonshme në Kaliforninë e Jugut, por ndërthurja e thatësirës me erërat e forta, rezultoi fatale edhe për Veriun.
Presidenti amerikan Donald Trump miratoi gjendjen e emergjencës, duke lejuar kështu dërgimin e ndihmave federale.
Lufta e zjarrfikësve me flakët nuk pritet të zbutet gjatë ditëve në vazhdim, pasi sipas ekspertëve nuk pritet të ketë rreshje shiu. Ata parashikojnë thatësirë dhe erë edhe në vazhdim.
