Ka shkuar në 31 numri i personave të konfirmuar si të vdekur për shkak të zjarreve që pushtuan Kaliforninë veriore. Zyrtarët paralajmërojnë se kushtet mund të përkeqësohen, teksa qindra persona vijojnë të konsiderohen të humbur dhe të paktën 22 vatra zjarri kanë shkrumbuar rajonin e famshëm të verës në shtet.
Rreth 8.000 zjarrfikës po punojnë për të shuar tashmë zjarret që kanë shkatërruar më shumë se 3.500 ndërtesa dhe shtëpi, si dhe 68.800 hektarë tokë. Situata ka detyruar zhvendosjen e rreth 25.000 personave.
Bilanci i rifreskuar i viktimave i bën këto zjarre më vdekjeprurësit në Kaliforni që prej vitit 1933. Është ende e paqartë arsyeja përse këto zjarre filluan të digjeshin fundjavën e kaluar, por zyrtarët thonë se linjat energjetike të fryra nga erërat e forta mund të jenë shkaku.

Situata e zjarreve u be problematike me shume vonese, tani se fundmi kane iardhur ndihma me zjarrfikese nga shtet Arizona, Oregon, Utah, Idao etj.
Demet jane shume me te medha sec raportohen perve mijerave shtepive te djegura jane djegur me qindra biznese dhe sidomos fabrika te prodhimit te vrereve cilesore dhe me emer ne Napa dhe Sanoma.