Falë angazhimit maksimal të autoriteteve vendase por edhe në sajë të mbështetjes nga partnerët ndërkombëtarë, situata e zjarreve në Malin e Zi dhe Kroaci është përmirësuar ndjeshëm, ndërsa pritet ende neutralizimi i disa vatrave të vogla.
Ekspertët kërkojnë angazhim maksimal për të shuar përfundimisht flakët. Në Malin e Zi ka qënë thelbësore ndihma e një avioni të ardhur nga Ukraina, i cili arriti të depërtonte në terrene majft të vështira.
Pas zjarreve masive që kanë përfshirë ditët e fundit Malin e Zi dhe Kroacinë, situata në këto dy vende duket se është drejt përmirësimit, falë edhe ndërhyrjes nga partnerët ndërkombëtarë.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se vatrat e mbetura të mos nënvlerësohen pasi mund të përhapen me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë.
Në Malin e Zi për të ndihmuar në shuarjen e flakëve ka mbërritur një avion nga Ukraina, i cili mundi që të depërtonte në zona të thella dhe malore, gjë që deri më tani kishte qenë e pamundur.
Mjeti fluturues mbërriti mbrëmjen e së martës dhe ka punuar pa pushim për të normalizuar gjendjen. Gjitahshtu, Mali i Zi ka patur edhe mbështetje nga NATO.
Autoritetet bëjnë të ditur se bilanci në aspektin natyror është mjaft negative pasi janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme me pyje, por fatmirësisht nuk ka viktima në njerëz.
Nga ana tjetër, një situatë e ngjashme paraqitetet edhe në Kroaci aty ku flakët u përhapën në më shumë se 4.500 hektarë pyje.
Na operacionet për neutralizimin e situatës u angazhuan me shumë se 400 zjarrfikës, forcat e ushtrisë, qytetarët e thjeshtë, makineri të shumta si dhe mjete fluturuese.
Gjatë ditëve të fundit në Split është regjistruar një viktimë, ndërsa 21 të tjerë janë dërguar në spitale për shkak të djegieve ose vështirësive në frymë-marrje.
Falë punës së pandërprerë të autoriteteve, është bërë e mundur që zjarri të mos depërtojë thellësisht në më zonat e banuara.
Ekspertët ndërkohë shprehen optimistë se shumë shpejt do të bëjnë të mundur normalizimin e gjëndjes dhe shuarjen përfunditmare të flakëve.
