Zjarret në vend, Basha kapet me Ramën: Mori helikopterin e ushtrisë për udhëtimet e tij

J L

Kreu i Partisë Demokratike e ka cilësuar dështim të shtetit përballjen me situatën emergjente të zjarreve.

Me anë të një reagimi të fundit, Basha shprehet se kryeministri Edi Rama përdor helikopterin e ushtrisë për udhëtime, në një kohë që duhet për shuarjen e flakëve.

“Mirënjohje për punonjësit e emergjencave civile dhe forcat e ushtrisë që po përballen me flakët përgjatë këtyre orëve të vështira. Pamjet që i shfaqin teksa luftojnë me mjete rrethanore janë sa pikëlluese po aq sa indinjuese kur shohim se në të njëjtën ditë, Edi Rama, i heq përballjes me zjarrin helikopterin e ushtrisë, për ta përdorur për udhëtimet e tij. Natyrisht, kërcënimi i zjarrit është i kudondodhur në rajon, por nuk ndodh askund që në një moment krize, mjetet e pakta të mpaken edhe më shumë për t’i shtuar privilegjet një individi. Kjo nuk është papërgjegjshmëri, por modeli me të cilin është keqqeverisur dhe varfëruar vendi. Prandaj nuk ka fonde dhe mjete për t’u përballur me emergjencat, qofshin zjarre apo tërmete, sepse shteti përdoret si instrument i një pakice që punon për vete, jo për qytetarët”, shprehet Basha.

j.l./ dita

Share This Article
5 Comments
  • basha ka te drejt !
    Rama i reembeu grun dhe ja pallonte ne helikopter
    nderkohe qe basha qante poshte per Shqiperine ne flake !

    se ishin Lote Gezimi apo hidherimi kte e di salihi

  • Avionin Air Albania e ka bere personal shkon bile dhe ne Shkup qe eshte 4 ore larg me makine….shpenzime marramendese……

  • Nga vila e lalzit te ka zene pikellimi o robqir….me mjere rrethanore e keni lene shtetin se e keni vjedhur per tridhjet vjet o rrace bastardesh.

  • Maloket e PD-se perdornin helikopteret e ushtrise per te xhiruar video kongësh tallava!
    Ne litar gjithe kopilat e serbit!

  • O Remo kto helikoptere e anije Sala I bleu….nga 2013 asnje nuk edhte blere …vetem ppp…..ps e pd e cuan per strap ushtrine por ky eshte realiteti….nderkohe nje Kugar ka ngelur prej 1 viti ne Itali e nuk e sjellin dot….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *