Vala e zjarreve masive në Kaliforni sa vjen e përhapet, duke detyruar dhjetëra mijëra persona të braktisin banesat e tyre.
Të paktën 3 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve, dy prej tyre zjarrfikës në tentativë për të kontrolluar flakët.
Zjarret kanë shkatërruar deri tani rreth 500 shtëpi, ndërsa në rrezik mbeten mijëra ndërtesa të tjera. Era e fortë, rreth 100 km/h ka ndihmuar në fuqizimin e zjarrit, duke e shndërruar në tornado të frikshme flakësh.
Aktualisht forcat zjarrfikëse kanë kontrolluar vetëm 5% të zjarrit masiv që ka shkatërruar rreth 50 mijë hektarë tokë, një sipërfaqe më e madhe se qyteti kalifornian i San Francisco-s.
Situata shfaqet tejet të rëndë, e ngjashme me atë të një viti më parë ku humbën jetën të paktën 42 persona civilë e zjarrfikës.
o.j/dita
