Zjarri i madh që rrezikoi parkun “Rinia’ në Korçë, policia: Ja çfarë ndodhi

Gazeta Dita

Një zjarr i madh i rënë në fund të parkut “Rinia” të qytetit të Korçës për pak sa nuk rrezikoi rrezikonin djegien e gjithë sipërfaqes së Korçës

Sipas policisë, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e rendit, zjarrfikëset, si edhe shërbimet e emergjencave civile të cilat kanë konstatuar tre vatra të mëdha zjarri.

Si rezultat i angazhimit dhe ndërhyrjes në kohë të strukturave të mësipërme, u bë e mundur fikja e zjarrit dhe shmangia e dëmeve të mëtejshme që mund të shkaktonin flakët.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme.

Policia e Korçës ka shoqëruar në komisariat disa persona dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *