Një zjarr i rëndë ka përfshirë një banesë mëngjesin e së premtes rreth orës 04:00 në qytetin Messina në Itali.
Nga ngjarja e rëndë kanë humbur jetën dy vëllezër 10 dhe 13 vjeç.
Kanë qenë komshinjtë ata që kanë njoftuar shërbimet zjarrfikëse dhe policinë. Ata kanë parë që banesa e fqinjëve të tyre po nxirrte tym dhe kanë njoftuar menjëherë autoritetet përkatëse.
Në banesë ndodheshin prindërit e vëllezërve që humbën jetën dhe dy fëmijë të tjerë, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar asnjë lëndim.
l.h/ dita
