Prej disa ditësh, situata e krijuar në disa qytete të Kanadasë që janë përfshirë nga flakët është përkeqësuar. Zjarri aktualisht mbulon një sipërfaqe prej 200 mijë hektarësh, ku përfshihen zona në flakë dhe zona të shkrumbuara totalisht.
Përveç qytetit të Albertës dhe evakuimit të më shumë se 88.000 njerëzve nga Fort McMurray, tashmë autoritet kanë njoftuar se në rrezik është edhe provinca e Saskatceuanit.
Zjarri është përhapur me shpejtësi, i ndikuar edhe nga era e thatë, duke shkaktuar kaos dhe mijëra të shpërngulur në atë që cilësohet si fatkeqësia më e madhe natyrore në historinë e Kanadasë.
Zyrtarët kanadezë kanë orientuar të shpërgulurit drejt jugut, pasi kjo është e vetmja zonë e sigurt ku qytetarët mund të marrin ndihmë mjekësore dhe kujdes më afatgjatë, për shkak se zjarri është jashtë kontrrollit.
Edhe për forcat zjarrëfikëse puna për shuarjen e flakëve është tejet e vështirë, pasi rreziku është tejet i lartë për shkak se Fort McMurray është edhe një rajon i nxjerrjes së naftës.
Të paktën 10 kompani nafte kanë shkurtuar prodhimin për shkak të evakuimeve dhe masave të tjera emergjente.
Deri më tani, fatmirësisht nuk janë raportuar viktima apo të plagosur si pasojë e flakëve, dhe kjo falë reagimit të shpejtë të autoriteteve kanadeze, që evakuuan me urgjencë zonat e banuara.
