Zyrtarët në Kaliforni kanë paralajmëruar se para shtatorit nuk do të jenë në gjendje të kontrollojnë zjarrin, që ka djegur tashmë një sipërfaqe të konsiderueshme në Los Anxhelos.
Konkretisht bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 1,217 kilometrash katrorë.
Departamenti i Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri i Kalifornisë kishte parashikuar se flaka do të vihej plotësisht nën kontroll më 15 gusht, por tani thuhet se diçka e tillë nuk do të ndodhë para shtatorit.
Ekipet që përfshijnë edhe zjarrfikës nga jashtë vendit prenë linjat elektrike, për të shmangur përhapjen e zjarrit.
Ndërkohë, autoritetet kanë arrestuar në Kaliforninë Jugore një 51-vjeçar, pasi dyshohet për zjarrvënie të qëllimtë në pyllin kombëtar të Cleveland-it, që ndodhet në jug të Los Anxhelosit.
s.a/dita
