Mediat italiane kanë publikuar identitetin e dy shqiptarëve të përfshirë në një zjarrvënie të qëllimshme ndaj një lokali bastesh dy net më parë.
Kështu, shqiptari që humbi jetën është shtetasi Albert Jakupaj, 19-vjeç, ndërkohë që i plagosur rëndë ka mbetur Aranit Ismajlukaj, 29 vjeç.
I riu është shtruar në spitalin Santa Corona në Liguria. Dy shqiptarët jetonin ilegalisht në Itali. Edhe personi i tretë i përfshirë në këtë ngjarje është po ashtu shqiptar, kushëri i të plagosurit.
Ende nuk dihen arsyet e zjarrvënies. Pas tentuan t’i vinin flakën, një bombol gazi shpërtheu në vend duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme shqiptarit. /Dita/

Thjeshtesisht kafshe!
Te shkretet djem. Te bukur si yje. Kush e di si i ka vajtur puna qe kane bere kete gjest. Kellira Europe qe i le ilegal e si jep letra qe te kene mundesi te punojne e te mos merren me bastore. Ngushellime familjeve!