Zjarri në pallatin në Institut, reagon policia: Shpërtheu bombola e gazit

Ornela

Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Institut, ku një pallat është shkrumbuar nga flakët.

Sipas policisë zjarri ka rënë si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi dhe për pasojë është përhapur me shpejtësi në të gjithë ndërtesën.

Fatmirësisht nga ky zjarr nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Me datë 30.05.2022, në Institut, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, ka rënë zjarr në katin e fundit të një banese tre katëshe dhe ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Po mir mer ti, po ne cfare Instituti dhe pastaj cfare eshte ky pallat ne Institut. Verini or lajmet qe t’i marim vesh cfare ka ndodhur, apo keni marre per redaktore refugjate nga Afganistani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *