Zjarri në qendër të Londrës, evakuohen rreth 2 mijë persona

Dita

Mediat britanike raportojnë se si pasojë e një zjarri të shkaktuar nga kabllot elektrike, janë evakuuar rreth 2000 njerëzve nga ndërtesat aty pranë.

Në rrugët e Londrës janë pezulluar një sërë aktivitetesh, duke çuar në evakuimin edhe të avokatëve dhe stafit në gjykatat Mbretërore të Drejtësisë. Janë evakuuar ndërtesat përgjatë Rose Street dhe Garrick Street. Sipas “BBC” rreth shtatëdhjetë zjarrfikës ishin në vendin e ngjarjes.

Një pjesë atyre personave që ndodheshin në ndërtesën ku ra zjarri, thuhet se u larguan pa pritur forcat zjarrfikëse. Nga kjo ngjarje nuk raportohen të vdekur, ndërsa thuhet se në zonat për rreth ka pasur shkëputje të vazhdueshme të energjisë elektrike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *