Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Zjarri në tregun industrial të Laçit ishte paralajmëruar, ja dëshmitë e tregtarëve
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Kronike > Zjarri në tregun industrial të Laçit ishte paralajmëruar, ja dëshmitë e tregtarëve
KronikeLajmi i fundit

Zjarri në tregun industrial të Laçit ishte paralajmëruar, ja dëshmitë e tregtarëve

Ornela
Published December 24, 2018
Share
SHARE

Një konflikt pronësie mes vëllezërve pronarë të tregut industrial të Laçit, dyshohet të ketë qenë shkak i zjarrit që la pa asgjë në prag festash  rreth 70 tregtarë që operonin në këtë treg.

Ata tregojnë se ishin kërcënuar nga njëri prej tyre dhe madje kishin bërë dhe denoncim në polici, por kjo e fundit sipas tyre nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim.

E teksa nga tregu nuk ka mbetur asgjë, tregtarët flasin për dëme të konsiderueshme në miliona lekë.

“Ka një muaj rresht që paralajmëron “do t’u vras, do t’u djeg”. Çfarë faji kemi ne populli i shkretë që mezi i kemi vënë. Zjarri është i qëllimshëm, e di shteti. Boll kam pas, mbi 7 milion mall. Të tjerët kanë pasur nga 10-15 milion”, tha një tregtare.

“Ka pas garantuar ai pronari i vendit që e ruaj unë. Ne nuk kemi pasur asnjë konflikt, por vetë ata vëllezërit pronarë. Mbi 15 milion dëm”, tha një tjetër tregtar.

“Kërkoj nga shteti të na ndihmojë, nuk kemi me çfarë të ushqejmë fëmijët. Ne erdhëm me hap mallin dhe pamë zjarrin. Nuk dimë asgjë”, vijoi tregtarja.

o.j/dita

Ornela December 24, 2018
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?