Zjarri rrezikon djegien e masivit pyjor mes fshatit Lekas dhe Voskopojë

Gazeta Dita

Një zjarr masiv në zonën mes fshatit Lekas dhe Voskopojë në Korçë ka vënë në rrezik masivin pyjor në këtë territor.

Terreni i thyer dhe pamundësia për të ndërhyrë më zjarrfikëse ka bërë që drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave civile t’i kërkojë kompanisë “VIVA Helikopters” dërgimin urgjent të një helikopteri për të shuar zjarrin.

Në shkresën që Emergjencat i dërgojnë VIVA-s thuhet se zjarri ka rënë në vendin e quajtur “Përroi i Qershisë” mes fshatrave Lekas e Voskopojë dhe ka përhapje në një sipërfaqe të madhe, duke rrezikuar kështu të gjithë zonën pyjore.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit, operacionet e VIVA-s përkrah Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile janë përqendruar në Rrogozhinë.

Drejtoria e Emergjencave Civile ka evidentuar se zjarri në këtë zonë ka qenë në një sipërfaqe të mëdhe pyjore dhe ka qenë e pamundur të veprohej me forca të tjera.

VIVA vijon bashkëpunimin me Emergjencat Civile, shërbimet zjarrëfikse dhe forcat e armatosura në këtë situtatë të vështirë në të cilën ndodhet vendi me 5 vatra aktive zjarri.

Helikopterët VIVA vijojnë të jenë në misionet e tyre për fikjen e zjarreve në të gjithë territorit të vendit.

Gjatë verës, VIVA Helikopters është angazhuar me Emergjencat Civile dhe autoritetet e tjera për të kryer ndërhyrje për vënien nën kontroll të situatës.

Më shumë se 200 orë fluturimi; misione të kryera në të gjithë vendin dhe qarqet më problematike për të minimizuar dëmet në zona e mbrojtura, pyje, e banesa.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *