Zjarri shkrumbon banesën në Lushnje

Bora Basholli

Një banesë në qytetin e Lushnjes është shkrumbuar nga zjarri, pasi flakët kanë përfshirë të gjithë apartamentin në katin e pestë të një pallati.

Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për lokalizimin e zjarrit dhe shmangien e përhapjes së flakëve te banesat e  tjera.

Fatmirësisht në momentin e ngjarjes nuk ka pasur njeri në banesë.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *