Po behen gati 5 ditë që janë aktivizuar disa vatra zjarri në Bulqizë dhe nga vendasit mendohet se zjarvënia është e qëllimshme.
Kjo, pasi në këtë kohë temperaturat janë te ulëta, që në mbrëmje shkojnë deri në 3’C, por era e dendur që ka fryrë ka përshpejtuar flakët, duke djegur disa hektare pyje në malin e Krajkës, në njësinë Shupenzë, në ekonominë pyjore Shesh-Bulqizë si dhe në fshatin Kovashicë.
Këto zona digjen rregullisht çdo vit për hapjen e kullotave të reja. Terreni është i thyer dhe nuk mundet të hyjnë zjarfikset, kështu qe kërkohet të marren masa për ruajtjen dhe parandalimin e zjarreve. Institucionet përgjegjëse lokale dhe qëndrore, sipas specialisteve, duhet të ndërhyjnë, pasi kjo eshtë një zjarvenie e qëllimshme nga barinjtë e zonës për riaktivizimin e kullotave
