Tri ditë më parë DITA botoi një shkresë skandaloze të z.Nishani, kur ky urdhëronte me një shkresë nga PD-ja drejt një institucioni shtetëror shkarkimin e tri personave që “kishin marrë pjesë në fushatën e PS-së”. Një prej personave të shkarkuar me atë urdhër partiak, ka dërguar letrën e mëposhtme në DITA ku dëshmon peripecitë e tij dhe faktin që ka fituar gjyqet për tu rikthyer në punë. Por as vendimi i Gjykatës dhe as ai i Shërbimit Civil nuk janë zbatuar nga “partia që e shkarkoi”
Këto ditë në faqen e parë të gazetës DITA u botua një fotokompozim ku Ju, Presidenti i Republikës paraqiteni në një peshore të hipokrizisë, ndërsa përbri fotos ishte faksimilia e një shkrese skandaloze e firmosur nga vetë Ju në vitin 2005, pak muaj nga ardhja e Partisë Demokratike në qeverisje.
Jam njëri nga personat e shkarkuar me atë shkresë skandaloze. Ajo shkresë Nr.Ext. dt.26.10.2005 provon se ju keni kryer një vepër amorale dhe kriminale. Nga përmbajtja dhe mënyra e përpilimit të këtij urdhëri duket qartë ndërtimi dhe funksionimi i një skeme kriminale antiligjore në dëm të qytetarëve të pafajshëm, duke shpërdoruar detyrën, jo vetëm si funksionar partie, por në veçanti si deputet.
Konkretisht me të ardhur në pushtet Partia Demokratike, drejtuesi i degës së saj në Tiranë, pra Ju deputeti Bujar Nishani, tamam si një gebels i vërtetë keni përpiluar lista të kundërshtarëve politik dhe me akuza të sajuara i keni dërguar në inkuzicionin e shtetit partiak, duke i dënuar pa asnjë ballafaqim, provë apo fakt me vendimin antiligjor “largim nga puna…”.
Edhe atëhere ka patur një “Ligj të Nëpunësit Civil”, bile mjaft të balancuar dhe të konsultuar edhe me organizmat ndërkombëtare dhe të votuar nga parlamenti pluralist. Por siç shihet qartë, ligji për Ju dhe funksionarët e Partisë Demokratike të tipit Alfred Prifti (ish-drejtori partiak i Tatimeve në atë kohë), ka qenë vetëm një letër higjenike.
Skema Juaj flet shumë qartë (dokumenti nr.1)
A po flas ashpër? Jo. Sepse karakterin antiligjor dhe kriminal të këtij veprimi e kam të provuar me vendime gjyqësore të formës së prerë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit. Me GJYKATË na është dhënë e drejta jonë legjitime për t’u rikthyer në punë, por Ju uzurpatorët e shtetit i keni zvarritur duke mos i zbatuar as ato.
(faksimilie e Vendimeve të Komisionit të Shërbimit Civil dhe Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Lartë) (dokumenti nr.2 dhe 3)
Si rezultat i kryerjes së këtij veprimi të qëllimshëm ne si individ krahas poshtërimit që na është bërë, na është shkaktuar një dëm i pallogaritshëm moral dhe material dhe buxhetit të shtetit një dëm monetar në vlerën disa milionëshe.
Trajtuar në të gjitha aspektet, morale, njerëzore, mbi të gjitha ligjore, veprimi juaj z.Bujar Nishani është i dënueshem. Për pozicionin që keni si President i Republikës, ku kushtetuta ju ngarkon garantues të ligjit, arbitër mbi palët dhe mbrojtës i të drejtave të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë. Por Ju e keni humbur plotësisht ketë legjimitet. Vetëm veprimi i kryer me 26.10.2005 nga ana Juaj përbën një arsye madhore që të japësh dorëheqjen nga posti i sotëm i Presidentit. Konsideroje këtë veprim si nje akt qytetar dhe moral. Është më e pakta që mund të bësh në shërbim të demokracisë dhe rrugës europiane për kah jemi drejtuar.
Për veprimin tuaj me pasoja të renda ligjore, ju kam paralajmëruar me kohë me letrën, që ju kam drejtuar më dt.10.02.2006, si dhe në ballafaqimin e bërë më dt.14.07.2006. Pra ju kam dalë borxhi që atëhere. Sa për kujtesën tuaj por edhe në respekt të opinioinit po ju ridërgoj tekstin e plotë të letrës në fjalë. (dokumenti nr.4)
Por ju nuk patët burrërinë e as guximin të reflektonit gjatë gjithë kësaj periudhe. Bile kjo skemë e lënë trashëgimi nga ana juaj ka funksionuar deri më 23 Qershor, ditë kur populli me votë kërkoi ndarjen nga kjo e keqe, që mbollët ju dhe koleget tuaj.
Pasojat e kësaj skeme dhe e këtij mentaliteti bizantin janë të pallogaritshme. Janë mijëra të larguar nga puna, specialistë dhe kuadro të administratës publike, një pasuri e investuar nga taksa paguesit shqiptarë dhe trajnuar nga organizmat ndërkombëtare. Me veprimet tuaja hakmarrëse dhe primitive u keni hequr kafshatën e bukës mijëra familjeve shqiptare, duke i poshtëruar dhe zhytur në mjerim, ju u keni vrarë shpresat për të jetuar dhe kontribuar në atdheun e tyre duke i detyuar të marrin edhe rrugët e botës në kërkim të mbijetesës. Pjesa dërrmuese e tyre kanë fituar me vendime gjyqësore vendin e punës dhe dëmshpërblimin ekonomik në vlera disa milionë dollarëshe. Por edhe këtë gropë të zezë financiare ja keni lënë trashëgim qeverisë pasardhëse si shumë të tjera.
Ky krim nuk duhet kurrsesi të mbulohet me amnisti apo konsensus, duhet klasifikuar ashtu siç është, krim shtetëror. Prandaj gjithë ata ish-shtetarë të çfardo rangu qofshin të përfshirë në këtë aferë tejet të pisët, duhet të japin llogari duke filluar së pari nga Ju.
Por edhe tani që kanë kaluar gjithë këto vite, dhe mbani një post kaq të lartë dhe fisnik, Ju mbeteni po i njëjti në qëndrim dhe koncept.
Më vjen keq edhe për zonjën tuaj Odeta. Para disa ditësh edhe ajo ka shfaqur shqetësimin për largimin e saj të mundshëm nga administrata publike, duke u shprehur: “PS mund të më heqë nga puna… Nga këta njerëz pres gjithçka…”
Le ta lexojë edhe ajo shkresën e mëposhtme Nr.1, dt.30.08.1993, ku kjo zonja, për të cilën bëhet fjalë, e që i bie të jetë ime shoqe, ekonomiste me shkollë të lartë, me përvojën dhe kualifikmet përkatëse, specialiste në degën e bankës së shtetit, edhe ajo ishte grua me bashkëshortin pa punë, nënë e tre fëmijëve akoma të mitur, dhe i vetmi person i punësuar në familjen tonë prej pesë frymësh, nuk kishte asnjë pronë (!), përveç një page modeste, dhe pushohet nga puna po me urdhërin e Partisë Demokratike Nr.23, dt.27.07.1993 (i njejtë me atë që ka firmosur edhe yt shoq). (dokumenti nr.5)
Z.Bujar Nishani, në asnjë vend demokratik të botës me një precedent të tillë nuk mund të jeni qytetar i Parë, bile as funksionar i dorës së fundit në administratën shtetërore. Është në nderin Tuaj të reflektoni sa më parë!
Me shpresë për mirëkuptim
Hysni Osmani
Tiranë më 13.10.2013.
************
Nishani, shkresë nga PD, institucioneve të shtetit: “Ishin në fushatën e PS, të largohen nga puna”
Presidenti i vendit, Bujar Nishani, i ftuar në emisionin e mëngjesit “7 pa 5” në “Vizion Plus”, i pyetur se si ndihet përballë ligjit të shtyrë të nëpunësit civil dha këtë përgjigje:
“Me keqardhje kam konstatuar një gjendje jo të mirë psikologjike mes punonjësve të administratës publike… Nuk ka nevojë politika, por edhe tërë ambienti ynë shoqëror, për acarime të tilla. Është një ligj që askush nuk mund ta mohojë, që është i arritur me konsensus. Elementë specifikë të tij, përfshirë dhe datën e hyrjes në fuqi, kanë qenë pjesë e konsensusit. Çdo ndërhyrje e njëanshme, në një akt që ka një kohë të gjatë dhe i arritur me konsensus, është i dëmshëm. Kjo sjell një imazh jo të mirë për vendin, por edhe një ndjesi jo të stabilitetit dhe jo të paqtë për ambientin shoqëror”.
Bukur President! Gazeta ‘DITA’ disponon një shkresë të 26 tetorit të vitit 2005, kur PD sapo kishte ardhur në pushtet. Sekretari i PD-së për degën e Tiranës ishte Bujar Nishani, sot President i Republikës. Është një dokument që nuk ka nevojë për koment. Ish-Sekretari i Partisë me gjakftohtësi ka dhënë urdhëra për largime punonjësish nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Merreni me mend. Shkresë nga selia e PD-së drejt një institucioni shtetëror që urdhëron shkarkime. Autori është sot, Presidenti që “ka konstatuar një gjendje jo të mirë psikologjike mes punonjësve të administratës publike”.
Ja shkresa:
PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË
DEGA TIRANË
Tiranë më 26.10.2005
Lënda: Paraqitje ankese
DREJTORIA E PËRGJITHËSHME E TATIMEVE TIRANË
Bahkëlidhur gjeni animimin tonë për një grup punonjësish tuaj të cilët kanë qenë pjesmarrës aktiv në fushatën e kaluar elektorale në stafin e kandidatit socialist z. Anastas Angjeli.
Këta punonjës kanë shkelur ligjin për depolitizimin e institucionit tuaj. Për rrjedhim kërkojmë nga ju të merren masat përkatëse sipas shkeljes së kryer.
1. Hysni Osmani
2. Mirash Sokoli
3. Skënder Gjoka
SEKRETARI I DEGËS
Bujar NISHANI
(Firma, vula)
Kjo shkresë ka mbërritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe në datën 18 nëntor, dmth pas tri javësh në krye të shkresës është vënë shënimi:
“Znj. Loreta,
Si për rastin e parë, të largohen nga puna”
Ndërsa më 22 nëntor 2005 shkresa është arkivuar, duke marrë vlerën e një dokumenti të pakontestueshëm. Nga kjo shkresë duket haptazi se si ka vepruar dhe çka punuar Partia Demokratike kur erdhi në pushtet në vitin 2005. Ironike që autori është pikërisht z.Nishani. Dhe, ky është vetëm një rast. Mbi dhjetë mijë u pushuan nga puna vetëm në 6 muajt e parë të qeverisjes së PD-së.
Faksimile 2: Vendimi i Komisionit të Shërbimit Civil për shfuqizimin e aktit administrativ për largimin nga puna të Hysni Osmanit
Faksimile 3: Vendimi i Gjykatës së Lartë për rikthimin në punë të Hysni Osmanit. Vendim i cili nuk është zbatuar ende.
Dokumenti nr.4 në skanim nuk lexohet qartë, por më poshtë rishkruar sipas origjinalit;
Republika e Shqipërisë
Banka Kombëtare Tregetare B.Curri 30/08/1993
Dega B.Curri
V E N D I M
Nr.1, dt.30/08/1993
Në zbatim të ligjit Nr.7526, dt.3/11/1991 “Për marrëdhëniet e punës” neni 24/1 dhe në zbatim të shkresës Nr.23, dt.27/7/1993 për kryerjen e reformës administrative si hap i parë i reformës ekonomike, sot më dt.30/8/1993 vendosa largimin e punonjëses Shahe Osmani.
Drejtori:
Ramadan Ndreaj
Firmë, Vulë
Shënim: Shkresa Nr.23, dt.23.7.1992 është e K.P.Demokratike ku jepet urdhër i prerë për largimin tim nga puna dhe zëvendësimin me znj.Fatmira Lushaj, për arsye të karakterit politik, mora shkresën sot më dt.13.10.1993.
Shahe Osmanaj
Firma
Shënim i autorit: Kryeredaktorit Adrian Thano, DITËS dhe gazetarit Xhevdet Shehu u jam shumë mirënjohës, qe na gjendeni pranë shqetësimit tonë këto ditë, kur po përballemi me një nga maskaradat më të mëdha të këtyre 20 viteve, siç është debati për “Ligjin e Nëpunësit Civil”. Në këtë debat kontributi Juaj ka vlera të pa çmuara për demaskimin e atyre që e kanë shkatërruar administratën publike me politizimin e saj, me nepotizmin dhe instalimin e korrupsionit kur ishin në qeverisje, dhe tani në opozitë duan të mbulojnë krimet e bëra duke akuzuar mazhorancën që akoma nuk ka filluar mirë punë në qeverisje. Pjesë e këtij debati kërkoj të bëhem edhe unë, duke kontribuar sado pak në demaskimin e kësaj dukurie dhe e atyre njerëzve që kanë kryer krime të vërteta në kurriz të qytetarëve, që u kanë sjellë dëme të pallogaritshme morale dhe monetare atyre.
Për këtë qëllim po ju dërgoj “Letër publike Bujar Nishanit” me qëllim që ta botoni në faqet e gazetës suaj. Edhe faksimiliet e dokumenteve të skanuara po ua dërgoj me EMAIL, modalitetet teknike dini vetë si t’i vendosni.
Lidhur me problematikën e mësipërme disponoj një dosje të tërë me dokumente që flasin për përballjen time gjatë 20 viteve me veprimet antiligjore të PD-së ndaj meje dhe familjarëve të mi.
qe jari ka qene ekstremist i pd kudo qe ka qene i angazhuar kete nuk mund ta mohoje askush, qe jari nuk do te ndryshonte bindjet edhe pasi u zgjodh “me konsensus” simboli i unitetit te popullit edhe kete nuk mund ta veje te pakten deri me sot ne dyshim askush.
ate qe une kerkoj te di eshte sesa me seriozitet i merr pozita e sotme keto nderhyrje ala partiake te jarit dhe se jarit duhet t’i behet e ditur te qendroje dhe ushtroje kompetencat e tij dhe te mos pozicionohet kaq hapur ne mbeshtetje te nje force politike qe ka marre aq shume vota kunder saqe nuk mund te krahasohet me ndonje parti tjeter ne bote. Me aq vota sa ka mazhoranca aktuale jari mund edhe te dale ne pension para kohe.
Shënimi në faqen e parë te “Dita” datë 11 tetor 2013 “Peshohu President!”, ashtu ,pa dashur më futi në një meditim për presidentet tanë dhe për rolin e këtij institucioni në përgjithësi. Në faqen e parë të gazetës është peshorja e hipokrizisë,po mund të vesh edhe atë të afatësisë,,të integritetit e shumë lloje të tilla.Gjithësesi fjala është për një alet që mat ‘’qillot’’e presidentit. Roli i presidentit, si duhet të zgidhet ai,cilat janë kopetencat e tij? janë pyetje që hasen shpesh tavolinat tona,madje dhe në kafenetë e lagjeve.Ne shqiptarët, si e pranojmë vetë, jemi shumë të lidhur me politikën.
Pyetje të tilla kanë vënë në lëvizje,në punë analistë,politikanë,historianë. Dikush presidentin e konsideron si figurë honorifike,ceremonial, me të drejta vetem për të dekretuar ligje,akte normative,datat e zgjedhjeve politike,data festive e për të dhënë dekorata. Kështu, thonë ata, duhet të jetë presidenti në republikat parlamentare, ku figura më e rëndësishme është kryeministri. Disa të tjerë duan një president me më shumë kopetenca,me më shumë mundësi për të ndikuar në mbarëvajtjen e punëve të shtetit, me që ai përcaktohet si garant I ”unitetit” të kombit,të vendit. Të tjerë e mendojnë presidentin me kopetenca edhe ekzekutive,ashtu si është,p.sh në SHBA, në Rusi, në France, etj.
Ne i kemi provuar të gjithë llojet e staturave presidenciale. Para viteve 90-të kemi patur presidentin honorifik,që ishte, në të njëjtën kohë, kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor.Në atë botë udhëqiqte partia dhe drejtuesi kryesor i saj. Në fillim të viteve 90-të provuam presidentin që, edhe pse honorifik , mori të gjithë kopetencat dhe e la qeverinë me gisht në gojë,edhe pse kryeministri i asaj kohe ishte me “mustaqe”. Atë botë ishte koha e Sali Berishës,që donte të kishte gjithçka në dorën e tij. Kemi provuar edhe presidentë tamam honorifik që, nuk dolen dot nga “kështjella “ e tyre e koptencave kushtetuese edhe kur vendi shkonte drejt rreziqeve të mëdha. E provuam këtë në vitin 1998, kur edhe pse Sali Berisha organizoi grushtin e shtetit,dhunoi institucionet e shtetit,madje deklaroi në TV se “qeveria ra” presidenti u fut në lojë vetëm pasi faktori ndërkombëtar e detyroi Berishën të tërhiqej nga ky veprim antikushtetues. Edhe përpjekja që bëri Mosiu për “pavarësi” është gjykuar si një tekë që i vjen atij nga begraundi familjar dhe përvoja ushtarake. Gjithësesi ai është shëmbulli që shumë analistë i referohen kur duan të flasin për një president në të “drejtën” e tij kushtetuese. Në gjithë këto përvoja kemi parë një farsë-komedi të vërtetë. Një kryeministër (Berisha e Nano kryesisht) që nuk don të pyes për presidentin, përkundër e akuzon herë si mafioz,herë si puçist e herë si anëtar të opozitës,etj, dhe një president që, në “zemërim” mbyllet në “kështjellën “ e tij presideciale edhe pse vendi, shpesh herë, ka qenë në buzë të greminës e të shkatërrimit. Tani,aktualisht, kemi modelin e presidentit militant partiak. Kemi presidentin Nishanin që, edhe pse me “mustaqe’’, jo shumë me dëshirë të tij por nga tuta prej ‘’udhëheqesit,, nuk del dot nga pozicioni i një anëtari të thjeshtë të partisë së tij,nuk vepron dot në pavarësi institucionale.
Nxitur nga kjo përvojë e keqe te ne ka përpjekje për ta vlerësuar më shumë rolin dhe funksionin kushtetues të presidentit. Zgjedhja e tij në popull është një nga rrugët që mendohet më së shumti.Edhe unë jam i këtij varianti. Por nuk është se kjo rrugë do të zgjidhë plotësisht problemin.Çështja nuk është te mënyra e zgjedhjes,çështja është te integriteti politik,moral e professional i personit që vjen në këtë post. Mjaft presidentë, edhe pse jo të zgjedhur në popull por në parlament,si te ne, kur kanë zotëruar integritet të lartë politik e moral, kanë qenë faktor të rëndësishëm në drejtimin e shteteve të tyre.Po sjell disa shembuj nga Italia, që shpesh është konsideruar si shteti me krizat më të shumta qeveritare. Në vitet kur Lega Nord e Umberto Bosit kërkonte federalizimin e Italisë,ndarjen e veriut nga jugu, madje krijoi edhe kuvendin e Padanias, presidenti i atëhershëm Skalfaro “kërcëlloj dhëmbët” dhe paralamëroi se “…çdo kush që tenton të prekë unitetin e Italisë duhet të përgjigjet para ligjit për veprime antikushtetuese”. Në fakt, një vendosmeri e tillë presidentit Skalfaro,edhe pse “honorifik” i uli shumë orekset federaliste të kësaj Partie e të drejtuesit të saj. Tjetër fakt. Në votimet e fundit në Itali nuk e përvijua një shumicë e qartë parlamentare. PD nuk siguroi shumicën e duhur as në senat,as në dhomën e deputetëve,pra nuk mundi të krijojë shumicën e qëndrueshme për qeverisje . Situata po shkonte drejt zgjedhjeve të reja,.që do të ishin një sakrificë e një dëm i madh për Italinë e zhytur në krizë ekonomike,financiare e morale. Nuk arritën të zgjedhin as presidentin e ri. I`u kërkua ,kështu,Napolitanos të mbante edhe për një mandat tjetër postin e presidentit. Ai megjithëse më parë kishte deklaruar se nuk ishte më as në mundësitë,as në moshën e tij të pranonte edhe për një mandat një barrë të tillë pranoi. E mori këtë vendim jo se kishte “takat” për një ndërmarrje të tillë,por nga rreziku që i kanosej vendit në se do thellohej më tej kriza politike. Por ai vuri kushte .”Më vutë prift nuk lejoj të më rruani mjekrën”. Dialogoi me partitë dhe krijoi qeverinë me bazë të gjerë PD-PDL e disa parti të tjera, me Enriko Leten, kryeministër. Por interesat partiake e personale kërkuan të ia “rruanin” mjekrën. Berluskoni ,për të shpëtuar nga ndëshkimi ligjor e për të ruajtur pozitën e tij politike, e futi përsëri Italinë në krizë,kërkoi të tërhiqte nga qeveria ministrat e parties së tij duke rrezikuar zgjedhje të reja, që do të ishin me pasoja edhe më të rënda. Por Napolitano nuk kishte ndërment ta “rruante” mjekrën, I kishte parajamëruar më parë. Ai u tha politikanëve ndal. Do të bëhet si i intereson vendit dhe jo si i intereson partive, aq më pak udhëheqësve të tyre. Vedimi? Berluskoni në hallet e tij, qeveria në krye të punëve të shtetit, në interes të zhvillimit e të stabilitetit të vendit
Çdua të them? Edhe një president “honorfik,ceremonial” i ka të gjitha mundësite të kontribuojë për të mirën e popullit,të vendit të tij. K jo nuk varet nga fakti se je i zgjedhur në këtë apo në atë mënyrë, por nga integriteti moral e politik i cilidto në këtë detyrë. Kjo duhet të kuptohet nga ne shqiptarët, nga populli por edhe nga ata që i vemë në këtë post të lartë.Si mund t`a mësojnë këtë presidentët tanë?. Mirë do të ishte që ata të rregjistroheshin e të bënin kurse trajnimi, në kohë të caktuar, te presidenti pa “mustaqe.madje mbi 80 vjeçar” i Italisë, Giogio Napolitano. Nuk e kam me shaka,madje duhet shpejtuar se ai, si thuhet në këtë kufi moshe, i “ka ditët e numëruara”
Gani Elezi
Gazeta Dita 1-shi i medias se shkruar per paraqitjen grafike te faqes se pare. Gjithmone dicka e vecante dhe e bukur kur kqyr faqen e pare te saj, komplimenta.
Ore po ky xhota që ka vendosur të peshojë presidentin pse nuk na thotë që kë duhet t’i peshojmë,-mustaqet apo trupin apo trurin? Me këto që shkruan xhota unë them se mëndja e presidentit është në mustaqe? Atëhere pse nuk na thotë që ti peshojmë mustaqet dhe hop…ja ku e kemi të parët në planet,zotin president të konvertuar në zotin mustaqe!? Ja p.sh kaç islamit pse i thonë “zotnia i votëxhaketës”. Kështu hyjmë në giness apo jo o xhotë? Por mos ja thuaj saliut se bëhemi te paret ne planet po ta quajmë presidentin mustaqe se kush e degjon pastaj? E shpika unë do thotë jo ai kriptomustaqisti xhevdet shehu!!!
Ky Jari eshte nje ZAGAR qe duhet flakur nga ajo zyre nje sahat e me pare.
Zagari me mustaqe !.
ka vajt vone ,nje zagar qe duhet ti bashkohet tufes se zagareve,tu rregulloje melodine e ulurimes.
Ju lutem shume,mos ofendoni “ZAGARIN” si kafshe e zgjuar,besnike dhe puntor,duke i dhene huqet e QENIT TE ZGJEBOSUR qe nuk i duhet askujt per asgje vecse per te na ngjitur ZGJEBEN te gjitheve!!
JO ZAGAR,se zagari kushton mbi 1 milion leke,por QEN RRUGESH!
PS duhet ti pergjigjet “ankesave ” te PD per pushime nga puna duke krijuar nje site ku ata qe u pushuan nga puna nga PD pas marrjes se pushtetit, dhe Nga Lulka pas marrjes se bashkise, te postojne heqjet e tyre nga pune nga keta derdimene pa asnje aresye( se duhet te shperblenin sahalepiresit e tyre), dhe te shohim se kush ka bere pushime partiake dhe kush po ben pushime te korruptuarve te PD qe kane mbushur administraten,
Koment I fshire nga moderatori, ju lutem ruani etiken. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe lexoni!
Niishansakati mbetet një h a l a b a k.
Ky shkrim shpalos injorancën e thellë që ka kapluar median shqiptare në përgjithësi. Artikullshkruesi rreket të na thotë se, Nishani, kur ishte sekretar i degës së PD-së Tiranë, ka kërkuar përmes një shkrese që të largohen të gjithë të padëshiruarit nga administrata e asaj kohe (Duke nënkuptuar se askush nuk duhet të hapë gojën me atë që ka nisur e do ndodhë deri në prill të 2014, pasi kemi të bëjmë me një “deja vu”.) dhe mirë ka bërë, pasi jemi të gjithë dëshmitarë të asaj çka ndodh me administratën pas zgjedhjeve, ku hiqen të paaftët e të aftë (jomilitantë), vetëm e vetëm që të punësohen gurmazshqyerit e mitingjeve.
Ajo që më shqetëson është se zelli për t’i thënë Nishanit se t’i ke qenë vetë shumë i “keq” në këtë kuptim, shprehet përmes një elementi të dukshëm nga të gjithë që është absurd. Konkretisht. Thuhet se Nishani ka firmosur shkresën më lart dhe këtu s’ka asgjë të keqe, sepse duket emri dhe firma e tij. Por, të thuash se edhe shënimin në krye “Z.Loreta…” e ka vënë ai, kjo është dashakeqësi e shprehur përmes shpalosjes shkëlqyeshëm të injorancës së autorit lidhur me administratën shtetërore (Mos harroni se kemi të bëjmë me diçka që trajton mirëfilli çështje administrative). Në praktikën administrative ai shënim bëhet nga titullari i institucionit ku mbërrin shkresa, për të ngarkuar vartësit që të trajtojnë çështjen sipas kompetencës dhe nuk ka lidhje me autorin e shkresës.
Nga ana tjetër, edhe me një logjikë të thjeshtë, pa e njohur fare administratën, çdokush duhet ta kuptojë se dispozitivin urdhërues për të destinuarin shkresa e ka në përmbajtjen e saj dhe autori nuk ka pse vë shënime mbi të, – siç na thotë me padijeninë e tij autori i shkrimit.
Pavarësisht sa sipër, e quaj atë një shkresë skandaloze e cila nxjerr në pah sesa false është demokracia në Shqipëri, ku secila parti apo kryetar (partitë kioska në pronësi të kryetarëve janë) në pushtet bën si të dojë me shtetin, duke shkelur hapur ligjin.
@ Pellazgu!
Komenti yt eshte komplet jashte loje!!!
Lexoje edhe nje here dhe do kuptosh se per shenimin “Znj.Loreta….” nuk behet fjale se e ka bere Nishani,por drejtuesit te Tatimeve!!!
Lexoje mire dhe mos merr zjarr si PUSHKA E JEVGUT”!!!
Akoma nuk te ka dale “LEMERIA” e humbjes se zgjedhjeve,o Pellazg!!!
Ik futi ndonje dopio,qe te marresh veten,se te jane errur syte!!!
Uloku eshte turpi i Shqiperise.Ky trap perben rast unikal ku vetem komunikimi apo dhe paraqitja te krijon neveri.
Ky lolo pa dinjitet sillet akoma si kapter.
po si nuk bete nje shkrim per qeverisjen 1 mujore te rames dhe emerimet e tij? Kete gazete e lexojne dhe te djathte e te pavarur..shkrimet e kesaj gazete jane ne frymen e militanteve te majte
Përgjigjjuni
ne kete peshore te hipokrizise do tu ikte shigjeta keqazi dhe shume te tjereve. Edhe ty Vilajet qyrku
Eshte tani boterisht e ditur qe partija demokratike, u be streha e sigurte e ish komunisteve ekstremiste, qe parimet staliniste, i vune ne zbatim duke shkaterruar mijera jete shqiptaresh.
Eshte gjithashtu e ditur, qe ish spiunet e sigurimit te shtetit, gjeten strehen e sigurte ne partine demokratike, kjo se vete kryetari i saj, nje komunist sktremist, ish sekretar partije dhe ish spiun i sigurimit famekeq te shtetit stalinist, i hapi dyert kategorise se spiuneve.
Por eshte gjithashtu e qarte se partija demokratike, i hapi dyert per ish vullnetaret e Enverit dhe pjeses me radikale te saj, sic ishin ish ushtaraket e shkolles se bashkuar, qe terrorizuan banoret e Tiranes, duke vrare nje vajze 5-vjece ne dritaren e shtepise se saj, krejtesisht e pafajshme dhe duke vrare me dashje te riun 17-vjecar Artan Lenja, qe spiuni Sali Berisha e beri deshmor, per te marre dekoraten e demokratit dhe nje nga keta ish envesistet qe u trimeruan tek shkolla e bashkuar, ishte vete terroristi, sot president Bujar Mehmeti, qe per ti shpetuar, burgut si vrases, mori mbiemrin Nishani.
Skam cfare te them me teper. Shpresoj ne ligj.
Arsyeja perse partija demokratike u be streha e kesaj kategorije eshte se Sali Berisha donte ti kishte nen kontrollin e tij te gjithe keta sharlatane qe sot na shfaqen si demokrate, duke i bere shantazhe me dosjet e tyre te fryra.
A mos ka ardhur koha qe te dale jashte ligjit partija e spiuneve demokratike?, ashtu sic do te ishte e rregullt qe edhe partija komuniste te dilte e jashtligjshme.
Jari me nishan e mustiqe duhet te hiqet nga puna se vazhdon ben propagande partiake nga froni i nje institucioni te depolitizuar.
Po Lulzim Bashen qe nxori me shkelma nga zyra disa shoqe posa qe erdhi ne krye te bashkise a nuk duhet ta vendosim ne te njejten radhe ?.Pa le sot na jep edhe urdhera lidhur me ligjin e ri per administraten.
Zoti Nishani,
Paskeni konstatuar gjendje jo te mire psikologjike ne punonjesit e administrates.Une qe po ju shkruaj jam nje nga ato qe pas nje kontributi ne pune rreth 40 vjet, dy vjet perpara se te dilja ne pension me kane hequr nga puna.Kam qe ne vitin 2008, dhe akoma vazhdoj plot 5 vjet qe endem neper gjyqe. Cfare gjendje psikologjike duhet te jem une qe kam 2 vjet qe kam dale ne pension e vazhdoj me gjyqe. Jeni president i Republikes, president i te gjitheve.
Skandaloze! Deri kur do te qendroje ne ate post ky megafon berishian, ky bashkautor i shkaterrimit te shtetit qe u ringrit si ai i semuri ne prag vdkjeje pas fatkqesise berishiane te 1997-tes.
Bujar Nishani nuk eshte president dhe simboli i unitetit te popullit siç e percakton kushtetuta. Ai eshte nje marionete partiake e nje prej pushttmbajtesve me famekeq te gjithe historise se shtetit shqiptar prej 100 vjetesh, autorit te shkaterrimit te vlerave dhe dinjitetit te shqiptareve, vrasesit te shpresave dhe aspiratave te shqiptareve, Sali Ram Berishes.
Bujar Nishani duhet te jap llogari para drejtesise dhe jo para marionetave te tij per krimin e shkeljes se Kushtetutes ne tjetersimin e nje prej objketeve me te rendesishme ne dispozicion te FA dhe pjese e Planit te Perhapjes se saj, SHQUP, ne favor te partise se tij qe e beri president per ta patur si kukull nen komande!
Bujar Nishani duhet te jap llogari para drejtesise per mbajtjen ne kembe te nje gjyqesori te korruptuar dhe klientelist! Largimi i tij sa me pare nga karikja qe mban ne menyren me te pamerituar do te jete nje fitore tjeter e demokracise pas shporrjes se kryebanditit ne krye te shtetit Sali Berisha. Ai nuk eshte vetem nje sakat i mefshte, por ai eshte dhe nje sherbetor dhe ushtar i bindur i atyre qe i dhane nje post te pamerituar.
Bujar Nishani ne karriken e presidentit do te thote vazhdimi i zullumeve te berishes pa berishen.
Mjerani Bujar me Nishan ka bere lista pe lagime me grupe, tek tatimet e Tiranes deri ne 70 vete qe te largohen njeheresh dhe shume lista te tjera, ka qene direkt i vendosur nga krimineli Sali per te debuar gjithe administraten qe nuk kishte bindjet e PD-s, por ishin specialiste te mirefillte dhe korrekt me vendin e punes. Ky per keto pislleqe e shume zhule te tjera eshte shperblyer nga Krimineli me poste Ministrore deri sa e pagezoi ne postin e Presidentit. Nuk ka cipe qe te turperohet eshte gjysmak me shendetin ka gjusem truri, dhe ulok, nuk ploteson tre kushte kryesore . 1. nuk eshte personi qe perfaqeson unitetin Kombetar, 2. eshte pjese e PD, nuk eshte shkeputur prej saj, duke u komanduar me CIP bagetish nga Saliu, 3. Eshte i paafte menderisht ka nje operacion ne tru dhe i “mungon” nje pjese e tij dhe eshte ulog, per te levizur do 2 badiguarte, ne vend te bastunit qe ta mbajne. Per te gjitha keto duhet te mblidhet kuvendi dhe ta largoje me urgjence, qe te kete dhe kohe per tu kujdesur per vetveten.
Presidenti Nishani thotë: “Me keqardhje kam konstatuar një gjendje jo të mirë psikologjike mes punonjësve të administratës publike…
Sinqerisht, më vjen shumë për të qeshur me këtë shprehje, por që në fakt është edhe për të qarë…
Do ti kujtoja Presidentit tonë, se këtë gjëndje jo të mirë psikollogjike, e kanë këtu e tetë vjet të gjithë ata punonjës që Saliu dhe Ju, i pushuat nga puna se ishin socialistë. Këtë gjendje jo të mirë psikollogjike e kanë edhe ata qytetarë që nuk ishin anëtarë të asnjë partie, por meqë nuk ishin me Pd-në, nuk merreshin në punë. Këtë gjëndje jo të mirë psikollogjike e kishin të gjitha ato gra, nëna , motra, vajza që kanë rënë viktima të dhunës në familje apo jashtë saj. Viktima të gjendjes së vështirë ekonomike, sepse e përditshmja të vret më shumë se gjithçka tjetër, z. Presidenti ynë.
Çfarë bëtë ju gjatë këtyre tetë viteve që militonit në rradhët e pd-së ??? Thjesht vëzhgonit apo merrnit atë rrogë të majme dhe shihnit punët e aferat e famijes? Ndërsa qytetarët të braktisur totalisht nga pushteti, sepse shteti nuk funksiononte për ta, merrnin rrugët ku të mundnin për të siguruar jetesën dhe të ardhmen e fëmijëve??? Sepse jo të gjithë kishin mundësi ti dërgonin fëmijët në shkollat ku i dërgoni ju, jo të gjithë i blinin makina të shtrenjta siç i blini ju?
Kjo administratë që sot, çuditërisht qenka jo mirë psikollogjikisht, bënte be e rrufe për Berishën dhe Pd-në, mbështeste pa asnjë hezitim tymnajën berishiane të shkatërrimit total të vendit, duke përfituar në maksimum privilegjet që i vinin prej këtij shërbimi. Tani pse ndihen keq këta?! Se do iu ikin privilegjet? Se nuk do marrin rrogë çdo muaj? Se nuk mund të udhëtojnë dot më çdo fund jave në Milano apo Paris, për shoping? Se nuk do marrin më dieta, edhe pse nuk udhëtojnë fare? Se nuk e kanë të garantuar shkollën e fëmijës? Se nuk paguajnë dot ashtu si më parë, të gjitha qejfet? Ndërsa të tjerët, që nuk kishin as bukë për fëmijët, nuk ka problem, ata meqë u mësuan të vuajnë, le të vuajnë akoma, ndërsa militantët tuaj mos të preken?!
Padrejtësia në këtë vend ka bërë kërdinë z. President! Ju nuk mund të mbani anë në postin ku jeni sot. Ju konsideroheni dhe me Kushtetë si Uniteti kombëtar! Pra ju duhet të qani hallin e të gjithëve në këtë vend. Jo të hidheni dhe të flisni si anëtar i pd-së. Por nga do mësonit se si duhet të silleni si President, kur keni qënë militant dhe anëtar i pd-së prej kaq vitesh dhe stazhin ju a ka bërë Saliu?! Do ishte çudi po të silleshit ndryshe!!!
Për ta mbyllur, bashkohem me komentitn e…@ gani elezit, për qëndrimin dhe rolin e një presidenti të vërtetë, si Unitet i Kombit! Për këtë natyrisht që është e nevojshme të shihet edhe njëherë statusi dhe kompetencat e Institucionit të Presidentit shqiptar. Jam dakord me komentuesin se në Shqipëri, këto kompetenca janë bërë “lesh e li”. Politika gjithnjë ka ndërhyrë dhe sipas rastit ose e ka injoruar ose e ka diskredituar rolin dhe detyrën e Presidentit si Institucion. Ka shumë shembuj për ta ilustruar këtë. Mbase është koha që specialistët kushtetues, ta shohin seriozisht dhe më me profesionalizëm këtë Institucion në lidhje me statusin që duhet të ketë. Republikë parlamentare me President honorifik, por që kur vjen puna sheh anën e politikës dhe jo interesat e vendit, kjo nuk shkon më.
Presidenti medoemos, duhet të jetë një Institucion që sheh dhe mbron vetëm interesat kombëtare! Për rrjedhojë edhe njeriu që do mbajë atë post, duhet të zgjidhet dikush jashtë partive, njeri me integritet, njeri me kontribute intelektuale, jo njeri nga partitë dhe me të kaluar të diskutueshme, siç ka ndodhur rëndom tek ne. Dhe sigurisht, duhej dhe një kufi moshe për një post të tillë, që kërkon vendosmëri dhe guxim për të qenë mbi palët!
Nuk do ishte keq që ky problem të përfshihej në axhendën e qeverisë së re, sepse në se kërkojmë një arbitër të drejtë e të paanshëm, atëhere duhet të zgjedhim një njeri po kaq të drejtë dhe të paanshëm!
Në këtë kuptim, edhe peshorja e Presidentit, duhet të jetë e ballancuar. Por që në rastin konkret sipas realitetit, ka shumë luhatje nga e djathta…gjë që duhet eliminuar dhe vendosur një tjetër standart, atë që kërkojnë vetë qytetarët….me referendum!!!
Uuuu me rente pika …me qenka ber dhe pisikolog Jari …
Meqe po flasim per psikologjine ,po i spjegoj dicka zvarranikut President
Kapter ,shiko zanafilla e letres suaj e ka bazen qysh ne fillimet e tuaja .Qysh kur per mungese dinjiteti dhe personalitet te dyzuar dhe te poshteruar hershem u bet Nishani …mohuat origjinen tuaj ,qe sidoqofte te ka dhunuar heret .
Pastaj vazhdon me “Jari na sill nje shishe uje …ju kujtohen kapter …kur si aktivist i PD sherbeje me vetmohim dhe me veshtiresi te medha …per shkak te fizikut tuaj ..
Pra ju ne thelb ,me cfare shkruani per kta aktiviste e keni me veten tuaj , ju urreni ate kohe te palavdishme ku si zvarranik jo vetem fizik u ngjitet …deri dhe te karrigia prej invalidi qe mbani !
Neveri per ju ,Kapter Mehmeti , qe s’mund te dilni nga skutat e erreta ,nga berjet e dosjeve ! Neveri …president .. qe i hiqni buken e gojes njerezve …neveri VEMJE !
Mos u bej merak se te ka pare zoti e do te shikoj.Haram dhe mos befsh prokopi ju mostra qe luani me buken e gojes.Vemja e ndyre
Jari -Jari, shko e beji shoqeri noj magjeri. Vetem samari te mungon.
Z.Bujar Nishani.Je ne vendin qe nuk duhet te shohesh as djathtas as majtas,pavaresish nga Jke ardhur.Te njof mire .Babe e mame,Faik e Tefta Mehmeti mesus te nderuar.Je lindur r rritur ne durres.Ne Durresin qe ne mujt Prill-Maj u nxorren forcerishte nga policie permbarim privat 640 familje qe jetonin ne shtesa kati te ndertuara ne vitet 96o-970 mbi shtepi te shtetezuara.Qe te thuash nuk e moret vesh eshte apsurde.Shumica e atyre qe u hodhen ne rruge jane ish shoket e tu te shkolles.Tamam u hodhen ne rruge ata qe kane qene ne rradhet e para te levizjes per demokraci se demokracine qe te gjith e duan por nje demokraci e degjeneruar ne kete menyre mos arrdhte kurre.President si nuk i ndalet doren Sali Berishes ne nje veper te poshter si kjo?Nuk u vrau ndergjegja qe 640 familje qe i kishin ndertuar vete keto shtesa kaqti u hodhe ne rruge forcerishte.PseJ ju,Saliu dhe te gjithe te tjeret qe banonin ne banesa shteterore u bete pronar ,kurse ne qe i kishim ndertur vete u shpronesuam dhe ju a falet atyre qe nuk u takonin,ata kishin te drejte te mirrnin pronen e tyre qe u ishte shtetezuar por jo ate qe e kishin ndertuar te tjeret.
o hajri spiuni, sta kam fajin as un as nishani qe me kishe zaptu shtepine.
Në një vend demokratik ku dinjiteti personal verësohet para postit që ushtron, i atakuari nenpunes a titullar do të dorhiqej menjeherë! Nishani nuk ka personalitet intelektual ndaj as mund te pritet nje gje e tillë! Ndërkohë ai është i vendosur me ngut nga Njeshi kriminal i PD,Berisha! Nuk e ka zgjedhur SOVRANI i cili ka te drejtë te ligjshme, të mos e njoh dhe t’i beje presionin e duhur mediatik për tu pergjigjur me pare rreth ketij skandali pse jo kriminal dhe ti kerkohet,si i kerkoj unë si shqiptar:DORHEQJE! Nuk ka shpjegim nje dokument i tillë teper kompromentues dhe idjotsisht antidemokratik! Perseris, shtypi ti marr pergjigje ndaj ketij dokumenti ndersa qytetaret qe ndihen sadopak Sovranë në vendin e tyre, të ushtrojne të drejten qytetare duke bashkuar zerat ne nje të vetme: Dorheqje! Pres zhvillimin e metejshem të ketij dokumentimi qe nese eshtë i vertet kerkon dorheqje,pa revokim,nese eshtë shpifes a falls, kerkon ndeshkim të autorve!Nje gazetar duhet te shkoje ne presidence,per reagimin,e drejte kushtetuese nderkohe qe gazeta me kete lajm rrit tirazhin,nese di te ushtrojë profesionalizmin për të verteten dhe Sovranin!
ma ka thene nje shok qe ka punuar afer me Bujarin qe eshte vertet ekstremist partiak.jo ne nje rast,por ne shume ku beheshin nderhyrje per punesime ky merrte siguri nga kryetaret e PD se,qe vertet ishin fis PD-ist,etj si keto.Nuk ben te shajme presidentin,por me aq spastrime esktremiste sa ka bere ta kete per turp qe mbulon sot postin e presidentit.Habitem qe Rama&Meta po e zvarritin kete problem qe quhet Nishani.Hiqeni sa me pare,i keni votat!Ndofta jo per gafat qe po ben e do beje,por sidomos per ato qe ka bere.
Mendoj se me rrogen Bujar Nishanit i cili i ka pushuar nga puan tu paguhet rroga per gjithe keto vite. Nuk ka pse ti paguaj shteti nga parat e popullit.Bujari i pushoj duke shkelur ligjin, Bujari ti paguaj
z. Nishani nuk e ben qellimisht Ai harron se nuk eshte mire nga KOKA. I mungon nji pjese e trurit si shume te tjerve qe jua ka hjeke trurin dhe i ka tredhe BERISHA .
Besoj se do ti shpetoje nga kjo e keqe EDI RAMA
UNE JETOJ KETU NE ATHINE, DHE SHIKOJ QE PRSIDENTIN KETU NUK E PERFIDH NJERI..NISHANI NUK KA KOPETENCA ME SHUME SE PAPULIASI, PRANDAJ EKZEKUTIVI KA 84 VOTA QE DO TE THOTE EDHE JARIN NQ KANE PROVA DHE JO DHAFE PAZARI E COJNE NE PROKUROI. POR JU SIGUROJ QE ASNJE POLITIKAN NUK KA PER TE SHKUAR NE BURG.NDERSA NE RANG DREJTORASH APO NDONJE ISPEKTOR MUNDET, DERI ATY DO SHKOHET ME LART AS MOS TE PRETENDOJE NJERI. KETU JEMI DHE DO ME KUJTONI…
ky gjysmacope e njeriut eshte thjesht nje PALACO dhe Ndyresire politike.
Ed Rama duhet te marre masat per te hequr te gjithe zyrtaret e larte qe jane vendosur
PA KONSESUS
ne demokraci kerkohet konsensus per gjerat kryesore. Ku njihte konsensus burri i vicidolit dhe tani ky nishanlliu i odetes kesaj pickellonjes qe paska frike se mund ta shkarkojne – kujtoje burrin se cfare ka bere moj spicka e malsise.
kld nje institucion sume i nderuar e tha shume qarte vari lesht ligjit ,jo gjithmone duhet zbatuar keshtu qe mazhoranca eshte krejt e justifikuar per depurimin e domosdoshem.
Duke lexuar kete leter te hapur e ketij qytetari te persekutuar moralisht, politikish dhe ekonomikisht nga nje pushtet dhe pushtetar qe vetem demokrate nuk mund te kene qene dhe te jene, qe jo vetem kane perdhosur vlerat e demokracise por kane kryer dhe krim ndaj qytetareve te vendit te tyre.
Per kete arsye, une mendoj dhe i propozoj kesaj gazete te nderuar qe te mos e mbylle kete rubrike, por perkundrazi ta zgjeroj ate.
Eshte nje ballafaqim real dhenia mundesi te gjitheve atyre qe jane larguar ne menyren me vulgare dhe kriminale nga puna, te publikojne shembujt e tyre, te cilat jane me mijra.
Sipas llogjikes kriminale te ishpushtetareve te vetequajur te djathte, kundershtaret e tyre politik duhet te mbeteshin rrugeve pa pune, (pavarsisht investimit qe ishte bere per trajnimin dhe pergatitjen e tyre).
Mundesisht ata bashke me familjet e tyre te vdisnin urie ne Shqiperi, te ktheheshin ne hajdute apo kontigjent i krimit ordiner dhe te organizuar per te siguruar mjetet e jeteses, ose te syrgjynoseshin larg vendit per te siguruar copen e bukes duke pastruar helete e botes. Kaq paten mundesi te benin , kaq bene brishianet, ne kete periudhe te sundimit te dyte te tyre tetevjeçar.
Sepse ne situaten e ’97-tes, falangat e tyre u armatosen me liste dhe pergatiten listat e asgjesimit fizik te kundershtareve politik.
Ky krim shteteror eshte genocid.
Ndaj organi i akuzes nuk ka pse rri sehirxhi ndaj kujtdo, pavarsisht nga posti apo karrikja qe ka mbajtur ose mban. Ndryshe demokracia eshte nje slogan, nje loje fjalesh dhe shteti i se drejtes per qytetaret e tij mbetet nje demagogji shterpe per te sigurar pushtetin dhe favoret e tij.
O Shk. Bujar lexoje dhe veri gishtin kokes.
Nuk kam koment me shume se sa me poshte:
“Enveristet” e thekur,Bujar Nishani(Mehmeti),ne revolten e shkolles se bashkuar per mbrojtjen e figures se Enver Hoxhes dhe Ridvan Bode, “besniku” i Enverit ne Prenjas, per vendosjen e bustit te tij prej tebeshiri,jane kuadrot e “devoteshme te PD-se,ne lufte kunder “komunizmit”Kush e zhvilloj si ne asnje vend tjeter luften e klasave?PPSH-ja.Kush e ka zbatuar me egersisht dhe ne vazhdimesi,pa ulje dhe ngritje luften e klasave,ne keta 23 vjet ne Shqiperi?PD-ja.Atehere,kushe eshte trashegimtarja e vertete e PPSH-se,PS-ja apo PD-ja?Per mua PD-ja.Detyren e zbatimit te Katovices,RamiS Alia ja ngarkoj PD-se dhe besnikut te saj Sali Berishes.Si maskim asaj i dha emer te pranueshem per t’a bere te besueshem,ndersa PS-se,i ndroj vetem emrin duke e konsideruar “trashegimtaren” e saj.Loje e holle,por qe sot i ka dale kallaji.Vetem te mos jesh budalla te mos e kutosh kete Ppazar politik”midis treshes Alija-Berisha-Nano.Eshte kjo aresyeja e luftes se pakompromis ndaj Edi Rames,i cili nuk eshte pjese e ketij pazari.PD-ja,sa te kete ne krye Sali Berishen,sepse Lul Basha eshte nje kukell Barbi,do i qendroje “besnik”ketij pazari.Saliu i ka te dhenat e sigurimit te djeshem te shtetit dhe i njeh mire “besniket e PPSH-se(nje mije e dyqind lekshit e saj).Nje besnik i tij eshte dhe ky mustaqefliu yne Jari,i cili gjithmone i eshte pergjigjur Partise,nuk ka rendesi emri me SIURDHERONI,JARI JU DEGJON DHE VEPRON.
Me falni nga disa gabime ortografike ne komentin e mesiperm.U nxitova,sepse ndjehem edhe une i revoltuar.Vajza ime, eshte pushuar gjithashtu padrjetesisht nga puna ne KESH,vetem sepse eshte e majte pa teser partie ne xhep.Ka fituar edhe gjyqin, me te drejte rikthimi ne pune.Po kush do e kthente Jari,apo Seit Dollapi qe ishte drejtori i burimeve njerezore atehere.Ja keta jane besniket e Saliut dhe trashegimtaret besnike te luftes se klasave qe bente PPSH-ja dhe jo ekipi i ri i sotem
E njejta gje eshte vepruar dhe me mua. Bashkeshortja ime eshte pushuar nga puna ne mjekesi padrejtesisht pasi eshte e majte.Ka fituar edhe gjyqin pasi ajo ishte specialiste prej 33 vjetesh ne zanat, por nuk e ktheu njeri ne pune.Vendin e saj e zuri nje militante e PD pa cka se nuk ishte e kualifikuar per ate vend pune.Keto ka bere partia dhe besniket e Saliut qe sot alurijne,
I nderuar zoti Hysni Osmani.
Te pershendes per shkrimin. Une jam si puna juaj i pushuar kater here nga keta Jaret e menderit, nga te cilat dy here me te famshmin nenin famekeq 24/1 te shpikur nga palacot e PD-se dhe dy here te tjera, te cilat i kam fituar me vendime gjyqi.
Po te shkruaj me shume emocion sepse jam nje nga ata qe kam 23 vjet qe po e vuaj familisht permdjekjen politike, qe kam qene i detyruar te shkoj te punoj me kazme ne Greqi (edhe pse jam inxhinier ne profesion) dhe qe kam sakrifikuar buken e gojes te femijeve te mi, me te vetmin mekat qe aderoja ne radhet e partise socialiste.
Nuk e di se cfare me mban qe te ulerij kur degjoj brockullat e opozites se sotme qe na dashka te mbroje administraten dhe te ulerij akoma me shume kur shikoj qe kryeministri aktual tregohet kaq tolerant dhe i ngadalte per te rivene te drejten ne vend.
I dashur Hysni ! Cuditem akoma me teper kur sot disa te rinj qe aderojne dhe jane ne poste drejtuese te partise socialiste, i harrojne sakrificat tona. Ne kohen kur ne luftonim me perndjekjen pd-iste dhe rrezikonim edhe jeten, kur ne mernim pjese neper komisionet e votimit si perfaqesues te ps-se, kur disa prej tyre jo vetem qe nuk e dinin se ku binte ps-ja por edhe fshiheshin. E pra ishim ne qe me idealizmin budalla kemi rrezikuar gjithecka.
I dashur Hysni! Dua te di nese ndonje dite do te na shperblehen sakrificat.
Jam pesimist. Qofsha i gabuar, por shikoj se pd-ista jane bere anetare te ps-se dhe vleresimi yne eshte ne doren e atyre qe deri dje na kane persekutuar. Fatkeqesi.
Te drejte te jap ziti Gjergji!
As PS-ja nuk ka bere asgje per elektoratin e saj per puneswim!
Arsyeja ka qene qe t’i behej qejfi LSI-se qe te rrije ne koalicion se prishet qeveria!
Iken djemte tane nga puna dhe erdhen LSI-stet dhe PDIU-istet!
Ja para dy javesh me hoqen vajzen nga Instektoriati Teknim Shteteror etj,se vune drejtor nje te CAMEVE!
Qe diten e pare beri listat dhe lajmeroi per pushim nga puna ose te jepnin doreheje 30% te punonjesve,kurse shumices,qe t;i kete gati per me vone,pa asnje shkak e fakt e baze ligjore,U DHA MASEN”VREJTJE ME PARALAJMERIM PER PUSHIM NGA PUNA”!!
Dhe pruri camet e vet,qe zune postet tona!!!
Ja keshtu i ben punet Edi Rama!
E dine qe me ne te vjetrit e DHJENE,u jane sulur te rrinjve me premtime mashtruese qe t’i pranojne ne PS!!!
E kishim PS-ne,por Edi Rama e VDIQ fare!
Tani PS-ja eshte nje e VDEKUR E PA VARROSUR!
Do ju tregoj nje skene te llahtarshme qe kam pare live tek drejtoria e pergjitheshme e cerdheve te kryeqytetit Tirane. Gra edukatore te pushuara nga puna dhe qe qanin se ishin pushuar nga puna pa asnje motivacion. Drejtori i kesaj drejtorie, i cili mvaret direkt nga Lulzim Basha, i pameshirshem per skandalin qe po bente, i ofendonte dhe i percillte edukatoret, duke i thene qe do therras policine. Une e revoltuar i them edukatoreve qe shkoni o gra tek vinci i ushtarit te panjohur dhe ulerini, qe mediat t’ju krijojne sensacion nderkombetar, ndoshta keshtu ndalohet kjo raprezalje. Dhe Lulekuqja Basha si i pamoralshem, kerkon mbrojtjen ligjit te statusit te punonjesit civil, kur e ka shkelur ate vete i pari me te dyja kembet.
lexova me kujdes intervisten e z/ servet pellumbi tek chanell=one dhe me beri pershtypje sesi rrefimi i tij, ishte shume rrenqethes (edhe pse koha ka kaluar dhe per ty treguar eshte me e lehte) megjithate rrefimi ishte shume interesant,kur tregonte se sipas nje rrefimi te ramiz alise qe ne vitin 1987 gorbacovi ne nje mbledhje ne katovica te polonise kishte udhezuar te gjithe kreret e “partive komuniste” ppsh te europes lindore qe sistemi socialist kishte falimentuar dhe kryetaret e partive te lejonin demokracite neper shtetet e tyre por te kontrolluar nga persona nen komanden e tyre.dhe mua me lind pyetja, kush ishin ata persona qe na drejtuan pas vitit 1990??? njeri nga keta ishte z/ FATOS NANO ish minister i PPSH,DHE TJETRI ISH SEKRETARI I PPSH ME TESER PARTIE DERI VONE”NDOSHTA E KA AKOMA .vetem sistemi komunist thoshte dote qeverisim me dore te hekurt ke te thoshte edhe berisha. kush te tjeret qe ivinin nga pas z/berisha te gjithe ata qe ishin me te devotshem dhe zbatonin vije e PPSH. une nuk enjoh historine e z/nishani por te jesh besnik i saliut je dhe besniku i PPSH sepse saliun e zgjodhi personalisht ramizi dhe vuri ne krye te pdsh. shpresojm qe persona te tille,servila dhe besnike qorra te partise te shohim sa me paksepse keshtu mud te ecim perpara ndersa per rastin e zoterise per licensimin nga puna me pa te drejte keto kane jane dhe dote mbeten. ajo qe kerkojme te nga puna ata persona qe nuk emeritojne ate vend. morali ne shqiperi ka vdekur anzi po ti thuash dikujt qe nuk ke moral se ke vjedhur apo grabitur,oo ke shkelur ligjin emarin per aftesi dhe dhunti qe jo te gjitje e kane sepse personat me pushtet jane MBI ligjin shpresojme qe pushtetaret te keni frike nga ligji DHE JO LIGJI NGA ATO…………
Ndeshkimi nga Zoti , ndoshta vonon por nuk harron . edhe jar nish mehmeti , po e paguan , por lutemi te mos paguajne edhe femijet gjynahet qe na kane bere ne dhe femijve tane .