Zogaj: Nëse Rama bashkohet me Metën, ky është fundi i opozitës së bashkuar

anazapta

Koordinatori i koalicionit opozitar, Preç Zogaj, thotë se koalicioni i PS me LSI do të shënonte fundin e opozitës së bashkuar. Në një intervistë për “Panoramën”, Zogaj shprehet se bashkimi i Metës me Ramën do digjte shansin e ndryshimit. “Është kaq vonë sa edhe shprehja më mirë vonë se kurrë i rri ngushtë aktit të tij”, thotë Zogaj.

Zogaj thotë se nëse PS fton zyrtarisht LSI-në në koalicion, atëherë do të binin edhe motivet e fundit të tij për të qëndruar në tryezën opozitare.

“Nëse kjo ndodh, mendoj se 21 janari e thërret të bëjë një ‘mea kulpa” publike për demonstratën, e theksoj për demonstratën, jo për të vrarët, pasi vrasjet kanë qenë dhe mbeten të pajustifikueshme”, shprehet Zogaj.

“Aleanca e PS me LSI do të fshinte motivet e fundit të qëndrimit tim si individ i lirë në tryezën e koalicionit”.

 

Share This Article
3 Comments
  • AK- ja e zgjidh perfundimisht kete problem or Prec Gjon Preci(Zogu). Ti njihesh nga shqiptaret per “cirk” keshtu qe nje salto nga AK -ja neqoftese te pranojne. Po nqse kthehesh ne PD je nje mashtrus

  • Ke dite qe po “livadhisen” o Prec i Zogajve,si ja po sqarohem me Ramen,jo Rama me ka premtuar dhe ai e mban fjalen etj. si keto.Largohu, se individ ishe dhe i tille largohesh.Per nje njeri, opozita as nuk ndreqet,as forcohet,por ama as shkaterohet dhe as dobesohet.Vec nje merrak per ty e kam o Prec:Vendet Saliu i zuri menjehere,po ti ku do vesh o i mjere?Te kishe ikur me pare, do kishe fituar ndonje kocke,por tani je vone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *