Zogaj: Shqiptarët e hodhën bustin e Enverit, nuk pritën që të hiqej

Bledar Lumani

Njëri nga përfaqësuesit më aktivë të lëvizjes së dhjetorit ’90, shkrimtari dhe politikani Preç Zogaj ka rrëfyer në studion e “Dite e Re”, ngjarjet që i paraprinë rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës, 24 vite me parë, si edhe momentet dramatike që sollen këtë ngjarje historike.

U nis e gjithë turma drejt Tiranës, kishte mes tyre një grup radikalësh kërkonin të shkonin drejt bllokut në KOmitetin Qendror, të tjerë koërkonin të shkonin në shesh, por policia u bë gardh të Liceu, aty ka pasur përleshje.

 Ishte e vendosur policia me të gjitha mjetet për të mos lejuar daljen dhe në një farë mënyre ishte vetë policia që  i imponoi që turma të derdhej drejt sheshit “Skënderbej” dhe aty ka pasur grupe që u afirmuan.

Ishte grupi i “Rrugës së Kavajës”, janë këtë ta “Varrit të Bamit”, janë të “Kombinatit”, ka pasur edhe individë të tjerë, pra ishin orët e fundit të rënies së regjimit. Pati rezistencë por nuk pati përdorim të armëve, vetëm një demonstrues u plagos”, shprehet ai.

Zogaj thekson se mesazhi me i rëndësishëm është se shqiptaret u ngriten për ta rëzuar vetë simbolin e fundit që kishte mbetur nga diktatura, duke mos pritur ndoshta për vite të tëra që ai të hiqej nga sheshet:

“Rëndësia e madhe e kësaj ngjarje është se shqiptarët e hodhën, nuk pritën që të hiqej Enveri dhe mendoj se kjo ka vlerë edhe për sot, është një ngjarje e trimërisë civile, por edhe e përballjes dhe distancimit shpirtëror. Kjo është dnarja më reale e shqiptarëve me komunizmit”

Share This Article
18 Comments
  • sa njeri i peshtire sa negative qe shte ky monstere i pabese se dhe miu i pusetave ka nje vlere po ky eshte nje antivlere e pashpirte antishqiptare mjere ky vene dhe kjo toke qe e mbane legene i sistemite te poshte komuniste shkatrimtare qe po jetojme

    • shqiptaret nga vendet lindore kane qene me “frikacaket”…..ndoshta sepse rregjimi ishte i eger……por fakti eshte fakt….shqiptaret ishin te fundit qe dolen nga komunizmi pasi ai kishte rene….ok??? ne europe kishte te pakten 2-3 vjet qe kishin filluar protestat…..pervec kesaj ne vitet 60-70-80 ne te gjitha vendet komunista pati levizje ose kryengritje…….ne Shqiperi ASNJE!!!! po ik o Prec

  • Sa mire i njihka Preçi ( qe u be deputet i PD) grupet e te rinjve te Tiranes….po thirrjen ” te sheshi te gjithe ” Te Monda Bulkut nga Q. Studenti….e mban mend o Preç??? Edhe Monda u be deputete po s’foli me ne parlament perveçse tik-tak…

  • Kush tha qe neve sot
    ne shoqerine e konsumit jemi ?
    Qe sendet perdoren nje here
    dhe pastaj i merr Erzeni ?

    Kush per preservativet tha
    se vetem nje here kane perdorim ?
    Shokun Preç nuk e ka pa ,
    qe eshte stoik dhe trim ?

    Qe eshte shumeperdorimsh
    nuk njeh kohe edhe orë
    i thekur ne spiunllik
    me kedo bashkepunetore ?

    Qe ndrron shtepite publike
    atje ku afrojne parane
    qe quhen parti politike
    apo media propogande ?

    Populli gungaçin kur pa
    si perkulet dhe si shkon ,
    Tha – Per kete ilaç nuk ka !
    Vetem varri e drejton !

    • Çfarë t’i shtosh Lleshit kur i ka thënë të gjitha? Ja ka futur. Preçit preshin dhe veçse t’ja shtyjmë ka mbetur për ne! Nderime!

  • Ju dhe Frok Cupi nuk kini asnje gje te perbashket me malesoret por ketu nuk po permend Saliun tend sepse ai nuk ka asnje gje te perbashket me qeniet njerzore.

  • O Perç nuk te duket se po e qelb çdo here e me shume .
    Po pse more Perç po të mos deshte Komisari Ramizi po ne kemi qene popull I Bindur ashtu si jemi edhe mbas 25 vjetesh

  • O Prec po si mor burre mendon se kane kaluar gjithe keto vjet dhe Shqiptaret kane harruar te verteten,kur u nis turma per te blloku me Neriatn Ceken ne krye nje here krisi mitrsalozi dhe turma u shpernda si lepujt,tjeter pune pse bustin e lane vete per te rene.Nuk mund te hidhej busti nga njerez qe nuk kishin asnje ideal dhe ish te bugosur ordinere te ish regjimit.Ka qene nje here nje grup ordineresh qe vidhnin vajin e gjelles dhe i shisnin njerezve va gjelle te perzier me val makinash te djegur,u kap nga policia e asaj kohe dhe u denuan mire,po ja qe erdhi demokracia dhe keta u bene demokrate dhe dolen ish te denuar politike,e tani shteti i Saliut dhe i rames i jep demshperbimet pa ja pare fare dosjen se pse kane bere burg.Kjo eshte demokracia e pas 90 o Prec Zogaj demokrati nga manatia e Lezhes.

  • Me vjen te qesh sa here degjoj apo lexoj gjera te tilla si keto qe thote P.Zogaj. E verteta eshte se regjimit i kishte ardhur koha te binte pasi nuk arriti te justifikonte pretendimet e tij. Por, nje popull me dinjitet, nje popull i pjekur dhe qe udhehiqet nga parime morale, nuk mund te versulet si turme cakejsh kunder nje busti apo permendoreje, e kujtdo qofte ajo. Po ta gjykosh holle-holle, veprime te tilla, te ngjashme me tufen e kafsheve nuk tregojne gje tjeter vecse burracakerine e atyre qe e ” kryesuan “. Sot na hiqen si trima shume individe, duke perfshire edhe ” zogat ” qe sic thoshte poeti ” Ku jeni trima qe dolet nga vrima!”. Njerezit me dinjitet nuk merren me buste prej bronxi. Permendorja do te hiqej por nje popull dinjitoz do ta hiqte ne menyre dinjitoze.
    Ja e hoqem edhe permendoren. Ku jane sot shqiptaret? 40-60 mije prej tyre e lene edhe sot Shqiperine cdo vit. Mbi dhjete mije prej tyre jane neper burgjet e Europes. Mbi dhjete mije femra shqiptare jane ” te punesuara” si prostituta neper bote. Mbi 600 shqiptare kane lene koken e tyre ne perpjekje per te kaluar kufirin shqiptar meqenese Europa dhe SHBA qe ” na qajne hallet ” dhe ” iu dhimbsemi ” shume, per 20 vjet ( SHBA ende edhe sot ) ua mbyllen dyert shqiptareve. 1/3 e shqiptareve ne Shqiperi jane te papune, disa mijera femije jane analfabete dhe 1200 familje ndodhen ne ” gjak “, pra te ngujuara. Sipas Kontrollit te Shtetit, cdo vit administratat shqiptare i demtojne ( vjedhin ose shperdorojne ) popullit shqiptar 70-100 milion euro. Ku jane tani keta ” trimat ” qe luftuan me buste bronxi qe sot iu lepihen sa njerit sa tjetrit politikan shqiptar, megjithese ua ” kendojne ” cdo dite ” kengen e nenes ” ? Ky eshte dinjiteti yne si popull. Ne mos i gjithe popullit, i shumices se tij me siguri.

  • ai iku i nderuar nga kjo botë, me buste e varre u morën këta që s’do i kujtojë kush për mirë. Ai i la emër Shqipërisë dhe vehtes, koha do e vërë në vëndin që i takon.

  • Nuk e kuptoj se si mund te flase nje njeri si ky, spiun dhe servil i paskrupullt. Po ky ate dite ka patur detyre nga sigurimi te ruante bustin, te spiunonte tek shefat ata qe do te merreshin me hedhjen e bustit. Ky edhe ne radhet e studenteve apo te “demokrateve” ka qene i futur, kale troje, apo kolone e peste.

    Te gjithe thone se bustin e hodhi Ramiz Alia me sigurimin e shtetit, ky thote se populli nuk priti, por e hodhi. Si mund te thuash u hodh, kur busti qe bere gati qe me pare, dhe Preqi e di kete, por nuk rri dot pa nxjerre emrin e “heroit kombetar” Sali Berisha, ky qe deri dje e ka rrahur, e ka poshteruar dhe tani i serviloset i pa turp dhe me neveri. Turp!

  • Ata qe rrezuan bustin e Enver Hoxhes, vertete ishin “shqiptaret” me te medhenj! Po Preci me shoke ç’paska dashur me ata “shqiptare”? Madje ç’paska dashur ne partine qe e kontrollonte dhe ende e ka nen dizgjin burri i shkines, dizgjinat e te cilit i terhiqte ambasadori i Serbise ne Prishtine Ibrahim Rugova?… More Prec Zogaj, sa mire ta paska vnu kapakun “Lleshi”, i lumte!

    DRENICA E KUQE

  • zagaret qe hodhen litarin me 20 shkurt ne qafe te shtatores se E.H.goditen vleren me te madhe ikonen e kombit shqiptar, demtuan historine e vlarat shqiptare .kete do ta kishte zili dhe armiqte me te mdheje e te rrezikshem te shqiptarve armiqte ralizuan enderren e tyre me te madhe pa i nxjerre shpaten nga “mielli”.Por me kete akte tradhtar keto njerez hodhen litarin ne qafe te popullit qe vazhdon e shterngon perhere me shume ,drejt vuajtjeve, varferise, vrasjeve ,dhunes,urise degjenerimit,droges. Perfituan pasuri prrallore duke vjedhur ata persona qe ju mbeshtet P.D-se, dhe P.S-si, force hajdute levizese “demokratike”,sot jane vjedhesit me te mdhenje te pasurise se shqiptarve.kane ne duart e tyre pasuri prrallore .kurse 80% e popullit ne varferi te plote,ne prage urie.LITARI SHTERNGOHET PERDITE ne qafe te popullit,ne pensione -shendetesi-drejtesi-

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *