Altuna Sejdiu u është kthyer angazhimeve të saj pas një pushimi të shkurtër. Këngëtarja së fundi kërkoi “lejen” nga fansat e saj për të shkuar në pushime pas një vere të ngjeshur. Por, pushimi i saj duket se ka zgjatur vetëm disa ditë. Por tanimë, bukuroshja shkupjane, u është kthyer koncerteve, duke performuar para fansave të saj në Gjermani. Tuna po ashtu flitet se së shpejti do të vijë me projekte të reja muzikore. Sigurisht që duhet të vijë, se mjaft u fol për “zogun”, ka ardhur momentin që Tuna të nisë në fluturim ndonjë shpend tjetër.
