“Zogu” u kurorëzua. Shumë e përfolura dhe e diskutuara Altuna Sejdiu ose ndryshe Tuna, duket se po përmbyll një vit shumë të suksesshëm në karrierën e saj muzikore. Hiti i saj “Fenix”, e bëri të përjetojë dhe të prekë majat e suksesit, duke i mundësuar një axhendë jashtëzakonisht të ngjeshur, me mbrëmje dhe koncerte në të gjithë botën. Kurrsesi nuk mund të lëmë pa përmendur jetën e saj private. Duket se Tuna është e lumtur si kurrë ndonjëherë, pasi ka pranë të dashurin e saj, Cozman. Në rrjetin social Tuiter, këngëtarja ka postuar një fotografi me mbishkrimin “Zogu ma i mirë prej krejtve”, duke lënë të kuptohet se për këtë vit Tuna ka qenë “zogu” më i mirë i këtij viti. Këtë e përforcoi edhe çmimi i marrë nga emisioni “Prive” në Klan Kosova, ku Tuna u shpall njeriu i vitit. Bravo Tuna, të paktën ti e bëre një gjë me “zogun” tënd!
e bukur osht,..e zgjut osht,..trupin e ka si selvi,
zanin e ka si bilbil.
Kinja inat por jepjani hakun.
Osht ma e mira prej t’anave kangtareve t’sotçme.
Love Tuna